• |
ide | kryesore

Tre mesazhet e Bashës para protestës së të hënës

Lajme



Në një përpjekje ekstreme për të kapërcyer skepticizmin e përhapur prej tij që prej marrëveshjes me Edi Ramën në maj, Lulzim Basha ka radikalizuar sot tonet për të mobilizuar ithtarët e tij për mitingun që do të zhvillojë të hënën në mëngjes para parlamentit. I përkrahur edhe nga LSI që ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë protestë pas përfundimit të mbledhjes me krerët e rretheve dhe deputetët e PD-së, kreu i opozitës ka dalë para mediave, ku ju ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen. në këtë ashpërsim të gjuhës ai ka dërguar tre mesazhe kryesore.

Së pari se zgjedhja e një prokurori të përkohshëm vetëm me votat e shumicës do të shkatërrojë demokracinë në vend, dhe do të destabilizojë vendin. Së dyti se ai nuk ka ndërmendur të falë kundërshtarët e korruptuar si Rama, Tahiri, Dako e Sejdini. Dhe së treti duke i bërë një goditje nën brez kundërshtarëve…

1

Basha përligji protestën që do të ndërmarrë të hënën në ora 09 30 me faktin se Rama ka shkelur Kushtetutën dhe me prokurorin e përkohshëm do të pengojë hetimet për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky: Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa Vetting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar.

Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar.

Njerëzit e Edi Ramës janë nën hetim: Saimir Tahiri nën hetim për trafik ndërkombëtar droge, Vangjush Dako nën hetim për lidhje me krimin e organizuar, Kompania e Qazim Sejdinit nën hetim për trafik droge. Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj dhe të tjerë janë përfshirë në skemat korruptive. Prokurori i Edi Ramës do të kërkojë të pengojë hetimet për njerëzit e Ramës.

Kapja e prokurorit një akt që do të shkatërrojë demokracinë në vend, dhe do të destabilizojë vendin.

2

Lulzim Basha është përpjekur të garantojë të gjithë ata që e shohin me dyshim se ai mund të bëjë kompromise me kryeministrin (shih editorialin poshtë) është zotuar se ai nuk do të tregohet as tolerant, as nuk do të falë Edi Ramën, Tahirin, Dakon, Sejdinin që ai i quajti si të dyshuar në krim dhe as Ahmetajn, Gjiknurin dhe Beqen që ai i cilësoi sit ë përfshirë në skema korruptive. Duke folur se Rama po e kërkon prokurorin e përgjithshëm për të shpëtuar ata dhe veten Basha i bëri thirrje edhe shqiptarëve mos tolerojnë më pasi kanë toleruar, kanabisin, bandat, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

3

Lulzim Basha u ka dhënë një goditje nën brez ndërkombëtarëve të Tiranës që për shumëkënd vazhdojnë të mbështesin Edi Ramën. Duke u nisur nga shqetësimi i vizitës blitz të ministrit të brendshëm francez Gerard Collomb, që ishte të premten në Tiranë për të parandaluar fluksin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendin e tij, Basha ka tentuar të vërë “gishtin në plagë”. Nëse politikat e BE dhe artikujt e mediave perëndimore flasin për masa burokratike që të pengojnë vërshimin e azilantëve shqiptarë drejtë BE (në francë ky fluks është më i madh se ai i atyre që vinë nga vendet e luftës si Siria, Iraku, Sirilanka), Basha ka bërë apel se kjo nuk mund të arrihet pa rrëzimin e Edi Ramës. Motoja e tij ka qenë: Sa të jetë Rama kryeministër kufijtë e BE do mbushen me emigrant dhe krimi do të eksportohet drejt vendeve perëndimore. ©Lapsi.al



10 Comments

  1. o leri o bash se nuk meritojn tjeter qelbesirat nje miljon,leri njerzit te ikin azil deri sa rama,tahiri,gjushi sejdini dosha e risha te mbesin vetem ne qenef negjmije shtetin.po leri keta kry,ba serra,dele,lop stalini e kazan pleherssh te mbysin vet njeri tjetrin.nje iku ndoka ,radhen drroket a qazomet e kan

  2. Prokurorine e Pergjithshme po e marrin ne dore perendimoret dhe ky eshte nje fat i madh per Shqiperine. Ndaj politikanet jane te frikesuar. Llalla nuk deshironte te bente detyren e tij dhe duhet te kishte ikur me kohe.

  3. Basha me shoket Sali, Ilir ,dhe Edi Rama kane vjedhur popullin ,tani i kerkojne njerezeve te protestojn per t’ju mbrojtur pasurin e grabitur!

  4. pasi me ligjet e klases politike jam i grabitur per 100vite,po ashtu dhe shqiptaret ne nje forme a nje tjeter,ajo qe ka rrallen per tu pritur ne mezin tone eshte thirrje per pajtim te brendeshem mbarkombetare ,largimi i kesaj klase politike nga pushteti dhe sjelljen e ketije kapitali ku e kan fshehur prej njeqin vitesh ,tu pergjigjen borxheve te jashteme qe rendojne mbi kurrizin shqiptare dhe ti hapin pune keti populli, dhe ardhja xheneratave,nga gjith hapesira shqiptare ,talente nga fushat shkencore jo nga kazanet e pleherave,keshtu shqiptaret do benin shtetin dhe do gjeni vet rrugen e duhur te zhvillimit ,mbasi prendimi nuk ishte ne pozite te drejte me ne per 100vite ,po ashtu ,dhe drejtesia ne bote nuk eshte ne nivelin e duhur,,per te thene qe te drejtit mund te na vene drejtesi,po cfar mund te presim ne kete lufte pushtetesh dhe pasurish a jemi ne ato qe perfitojm shumica ,jo kurrsesi ne jemi pjesa qe do paguajm ne vazhdimsi pafund koston e lojrave te shumfishta ,akoma me shum se deri tani ,klasa politike nuk ka llene shenjat qe don popullin por don te mbrohet permes popullit ,ne nuk mund te mbetemi gur shahu ,nese duan popullin le te japin gjith dorheqen ,therrasin kuvendin mbarshqiptare diasporen ,tia dorzojne burrave te ditur dhe urte te kombit dhe japin llogari nje per nje ,popullit jo te huajve , dhe lene te lire njerzit e ndereshem me te drejtat qe u takojne te ecin perpara ,nese keto bejne ket vullnetarisht ,quhet pajtim kombetare qe sjell orgonizim te ri te jetes brendeshme te vendit ,ne menyre te lire pa varesi ,e kunderta e kesaje ,ket klase politike dhe pasurin e tyre ne vend qe ti kthehej popullit ne dobin e pergjidheshme ,te huajt do tua marrin te gjitha por populli perseri do ngelet me keq,sepse askush nuk na don ,por gjithkush don interesin e vet dhe interesi tyre eshte instaluar ketu dhe 100vite me pare tani kemi fazen e fundit te keti projekti,kjo eshte pyetja per klasen politike se ku po e coni veten dhe kombin tuaj ne cfar telashi po fusni rreth 15 milion shqiptare ,,se ne fund te fundit sejcili cdo gje qe ben nese eshte e mire e drejte e ka per te miren e vet e nese eshte e keqe e padrejte per te zezen e vet ,tjeret mund ti demtojne por pergjegjsit tek zoti pacmangeshem do u bien kokes,un nuk jam as per te ndihmuar kriminelet por as per te humbur drejtesine jam per pajtim faz mirkuptimi i cili dhe te keqit i jep mundesin per tu bere i dobishem ,kjo per shkak se jo gjith ndikimi per kete ralitet ishte klasa politike ,ishin dhe politikat e jashteme per 100vite ndaj nesh ,me pajtimin kombetare ndjehen mire te gjith ,kurse me padrejtesi dhe luft pushtetesh po shkatrrohemi te gjith,un jam njeri thjeshte dhe po shoh ,se a do keme te drejta ne kete vend nese jo valixhen e kam gati ,se vetem nje valixhe kam per te marrur ne dore ,por hallall keta dhe ato qe na sollen pet ralitet qe ne po torturohemi kaq gjate nuk jua beje mbetet te them ,kam dicka hak per tu marre nga padrejtesia qe mbi mua kan mbetur gjith jeten vetem perpara te mallit zot kur te dalim diten e dhogarise tashme i pafshi hajrin padrejtesise ,ndoshta jeni ju triumfatoret dhe zoti mallerishem do kete meshire per ju

  5. PO KUR U MBYLL DOSJA E ASAJ RRUGES SE NUK ME KUJTOHET EMRI SE PO KALOJNE SHUME KOHE PSE NUK DOLE NE METINGJE ME I THENE PROKURORISE MOS E MBULLNI CESHTJEN SE UN DO TE PERGJIGJEM PER TE GJITHA O DEBIL APO ATO QE BEJ UN JAN TE DREJTA DHE ATO QE BEJNE TE TJERET JAN KORRUPSION O POPULL SHIKONI DREJTE SITUATEN POLITIKE TE NDYRE POLTRONAT JANE TE EMBLA PLERA ME GJITH KUPTIMIN E FJALES.

    1. e drejta te ben te bertasesh fort pavarsisht dituris apo gabimit ne te ,prandaj i ftoj ato qe kan pergjegjsi mbi ne ,te behen te drejte dhe njerezve tu kthejn te drejtat qe njerzit nga padituria te mos bjen ne gabim dhe ju te ndjeheni fajtor thotë:

      fukaraja ,dosjen e te drejtave e ka bosh se i jan grabitur dosjen plot e kane ato qe ka grabitur te drejtat,por ne mes keti trishtimi 100 vjecare ,shpresoj te kete nje kufi ndalues ,dhe frenues padrejtesie, dhe askush te mos ndjehet keq por sejcilit ti jepet e drejta qe i takon qe askush te mos ndjehet keq por ,ajo qe pres nuk ka shenja te ndolle nuk po thot kush tu kthehen tokat ishproareve ,dhe ndihmohen pas kaq fundosjesh ,por asqe nuk diskutohet dhe jep kush pergjigje gjekundi ,qe te na sjellin te drejten tek praku i shtepis qe ndolle ne gjith boten ,per kete shkak ndolle qe kam folur ndonje fjale a mendim ne pergjithesi apo vecanti ku brenda teresise vjen dhe e drejta ime ,por kjo nuk duket me mbetet ti drejtohem migracionit i shkatrruar dhe sfilitur ,po cfar tu themi dhe si tu kerkoj tjereve vetem qe ne jemi te grabitur ,dhe ju i ndihmuat ne 100vite ,tani na beni vend te jetojme me te drejta te lire dhe me te drejta ashtu sic jetoni ju ,jeta zhvillohet kudo ne bote rruga eshte e lire ,por te drejtat te mbajne peng sepse te drejten pronen sta jep kush ,,kjo eshte ajo qe me intereson sepse kemi humbur 100vite tre breza roberi,kjo nuk falet

    2. degjo o i gjore ,un ti kam lexuar gjitha komentet tuaja ,ne rrjetet sociale ,qofte per ceshtjen kombetare qofte detajime ne ceshtje nderkombetare ,qofte ne padrejtesit qe ju kan bere ashtu si cdo shqiptari komentet jan cilesore me permbajtje te thelle ,qe nuk kuptohen menjehere duan grup punues ,per ti trajtuar dhe permirsua nxjerre dobit ,je per tu falneruar ku bota idet mendimet keshillat ti jep falas, je nder te rralle shqiptare ,qe hapashapi dinjitoz dhe me urtesi te thelle ke dhene mendime te dobisheme nder koment por po te ishe ne nje shtet te zhvilluar do te ishe respektuar sipas merites kam vene re shum here komentet tuaja ne forme kerkese ndihme per kerkime dhe eksprimentime shkencore por nuk kam vene re njehere se te eshte pergjigjur ndonje shqiptare poshte komentit ten pash nje atdhetare ,liridashes te drejte dhe te matur ,por te keshilloj qe komentet tuaja materializoj ne nje vidio mbasi nje dite pacmangeshem do te vlersohen ,edhe nese dikush tani nuk deshiron ti vleresojne ,nje dite vet koha sjell vlersimin ,momentalisht largohu nga komentet mbasi ,gjerat jane te shjelluara ,ne menyren qe as ti dhe as shum si ti nuk mund tiu japin formen e duhur sepse nuk jan mundesit ,dhe njerzit nga pozicioni qe kan keqkuptohen shajne akuzojne ne menyre te pakuptimt ,sepse figuron si njeri intelektual me influence nderkohe qe dukesh njeri i cfilitur dhe shkatrruar i thjeshte dhe pa ndikim vetem me mundesin e lire fjalen ku ajo analizohet dhe vlersohet apo hun ne veprim ciladoqofte e mire apo e keqe ne cfardo shkalle vecse sipas interesit qe palet kan ,thuaju ter diten dhe papushim vritni njeri tjerin apo duani njeri tjetrin mbani padrejtesi ,apo mbani drejtesi besoni apo mosbesoni ,palet cdo gje e kan me llogari interes zoti e ka krijuar boten me mijra vjet por nje pjese njerzore kurr sdon ta besoje sikurse nje pjese ta besoje ,e ke ne gjak drejtesin hakun miresin por te lutem ndoshta te lendova ,lutju zotit per vete familjen ,dhe ec me te miren aq sa ke mundesi mbasi kur tjeret nuk e duan ,as zoti nuk don qe te shpetojne se po te dojne te shpetojne te kerkojne me respekt tjere perpara teje qe jan me te ditur kurse ti je i fundit dhe ndoshta rralla nuk te vjen hyre ne rrall ndoshta nga padrejtesit qe te jane bere duke dashur qe te keshillosh per mire dhe ndalosh nga e keqa ,por keto nuk duan dhe as zoti nuk deshiron ate cfare njerezit nuk deshirojne por ate cfar veprojne i merr ne pergjegjesi sipas ligjit tije duke te kerkuar hallalle ndahem prej teje duke te thene mos e lendo shpirtin tend se perpara zotit ,pergjegjsin morale e ke kryer ,edhe per keto zoti zjell kohen ta kuptojne ndoshta von por me kosto keta e din ,me respekt

  6. “Te gjithe shqiptaret te ngrihet ne kembè” per te mbrojtur vjedhjet e Saliut dhe Ilir Metes, duke u justifikuar me grabitjet e Rames!
    Skema eshte e Sliut , e vjeter sa “demokracia”, por rromuja eshte nje tjeter si ajo e çdares se poshtersisè!
    Qellimi eshte per te shpetuar kater kryetaret e korrupsionit ,por gjithenje ne emer te popullit te vjedhur!

    Atje ne shesh, nuk del njeriu i ndershem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *