• |
ide | kryesore

Angjelin Shkami ishte në “arrest shtëpie” për kanabis

Lajme, Të fundit



Angjelin Shkami që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër ishte arrestuar me një grup prej 13 personash në prill të këtij viti për kultivimin e rreth 3000 lëndë narkotike kanabis. Ai u la në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi “arrest me shtëpie”. Nuk dihet kush dhe pse e detyroi Shkamin të dalë nga shtëpia, por gjithçka përfundoi në mënyrën më tragjike, pasi u gjet i ekzekutuar pranë varrezave të fshatit.
Shkami ishte qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit. Ngjarja pranë një zone banimi, ndërsa siç duket në foto aty ndodhet edhe një dyqan lulesh, por askush nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator.©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *