• |
ide | kryesore

Kryetarja e LSI: Edi Rama është i çmendur, ka probleme mendore, nesër protestë!

Lajme, Të fundit



Prokurori i ri i përkohshëm, që do të zgjidhet nga Edi Rama dhe deputetët e PS-së ka bashkuar opozitën PD-LSI. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryemadhi e ka sharë Ramën si njeri të çmendur, me probleme familjare, lolo etj.
“Ne si grup parlamentar jemi të vendosur të mos e lejojmë atë nesër, se është një njeri i cmendur që ka probleme mendore, ka probleme me sjelljen se është i kapur nga krimi i organizar. Nuk ka investitor të huaj që t’ia pastrojë paratë e drogës, nuk ka diasporë që t’i krijojë mundësinë të pastrojë paratë e drogës. Nuk ka prokror të pastrojë 860 mijë eurot e Saimir Tahirit. Misioni im është që ta ndaloj këtë monstër që po shkatërron familjen shqiptare me drogë.
Ne si deputetë të LSI do jemi në sallë dhe do kemi forcë ta ndalim. Unë ftoj në protestë burra dhe gra që kanë besim se vendi po ecën në drejtim të gabuar që t’i tregojmë këtij kryeministri lolo se koha e tij po mbaron, se ky është bërë lolo i krimit të organizuar. Të mos e lëmë një njeri të cmendur që e ka kthyer vendin në bazë të krimit të dhe korrupsionit” u shpreh Kryemadhi.
Reagimi i fortë i LSI, sipas Kryemadhit nuk ka lidhje me emrin e prokurorit që do të zëvëndësojë Llallën, por me mënyrën sesi po zgjidhet ky prokuror.
“Frika dhe ankthi nga Tahiri e con drejt uzurpimit të institucioneve të drejtësisë.
Për LSI, çështja e prokurorit nuk është cështje emrash, as Llalla, as Arta Marku, as Ferdinand Elezi, as Ermira Tafani” tha Monika Kryemadhi.



4 Comments

  1. O Zot Monika ,Basha dhe LSI -PD! Kush jane dhe sa kane mbetur? Pa folur se kush ka ardhur dhe kush ka mbetur! Perballe Rames inatcor ka ngelur injoranca e politikes shqiptare dhe me te korruptuarrit hajdutet dhe vrases! Keta te dy lolot kane shkuar aq larg sa nuk lexon ndonje koment ne mbrojtje te tyre! Edhe pse Sala ka vjdhur dhe vrare me te tijet, prape gjen komente qe e mbrojne ate! Nuk behet fjale me per Floririn president! Keta do te ngrene popullin?! Nuk u vete me njeri nga pas! Balilajt ruajne prokurorite dhe gjykatat sepse tenderimi behet nga vete keto institucione qe jane te Sales dhe Likes! Te presim neser! Budallalleku shenjtallek do t’i shpjere larg?! Por s’kane c’bejne me! Do t’i vjellin ato qe kane ngrene! Me qe ra fjala ;-do t’i mbroje Andi Bushati me Tosin dhe Yllin!

    1. o ti lubonja-qe ne serbisht do te thot puth ose e don,shko puthi ti rames,ruqit,yhafes ,baba takut zhelet siq ja ke puthur 75 vite.berisha ju beri njerz nga kafsh stalini qe ishit,tash rama po ju kthen ne majmun e krymba qenefi.

  2. Mori Monika Kryemadhi, diçka si tepër po të kërcen pshtjellaku, me siguri një siklet të madh e ke, por jo nga skamja!

  3. te gjithe kane futur luget ne kazanin e corbes se prishur, kush me shume e kush me pak, sipas oreksit qe ka pasur gjithsecili. Eshte e veshtire te besojme se kush do te protestoj dhe kush do te beje drejtesi. Shqiperija eshte ne momentin me te keq te saj. Gjithsesi duhet te reagojm, mire apo keq, kjo opzit qe eshte duhet te gjej menyren per te mos lere krimin , mafian te fitoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *