• |
ide | kryesore

Pentagoni, program prej miliona dollarësh për kërkimin e UFO-ve

Planet



22 milion dollarë ka qenë buxheti i Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të studiuar dhe hetuar çdo shenjë të Ufo-ve.
Tani Pentagoni ka pranuar për herë të parë ekzistencën e atij programi për të identifikuar kërcënimet që vijnë nga hapësira.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja amerikan Neë York Times sipas së cilës programi i nisur në 2007 është ndërprerë në 2012.
Por mbështetësit e këtij programi pranojnë që edhe nëse departamenti i Mbrojtjes nuk ka dhënë fonde, programi ka vazhduar.
Në vitet e fundit pesë drejtues që lidhen me këtë program kanë vazhduar të hetojnë për episodet e raportuara nga disa ushtarake.
Mes dokumenteve që disponon Times, edhe disa të regjistruara me video nga pilotët e marinës amerikanë shfaqen imazhe ku duken objekte që kanë habitur edhe vetë studiuesit.
Shkencëtarët e intervistuar nga e përditshmja kanë komentuar se imazhe të tilla janë të pashpjegueshme, por edhe në këtë rast shkencëtarët janë skeptikë, ajo që nuk e dimë, nuk është provë për asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *