• |
ide | kryesore

Polici në pranga, ndihmonte në trafikimin e qënieve njerëzore

Lajme, Të fundit



SHÇBA arrestoi një punonjës policie i Doganës së Kapshticës në një operacion për të goditur një rrjet trafikimi të qënieve njerëzore. 

Bëhet fjalë për Artan Cenon, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim.

Në Korçë u arrestuan: Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë; Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.

Nga 6 në 7 mijë euro për peson paguheshte grupi për të trafikuar qytetarët shqiptarë dhe kosovarë për në Francë.

Në disa raste, në bashkëpunim me punonjësin e policisë tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës.



1 Comment

  1. nuk ka te punsuar te RIDHJERJES SE RAMES qe nuk jan kriminel.qe i bie nga pastruesi e deri tek rama.keta dhe qenet e macat qe mbajn i kan kriminel me siguri ju vjedhin kepucet komshinjeve,e mos te permendi qunat,gocat,grat,nenat vllezrit etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *