• |
ide | kryesore

Si e fshehin origjinën shqiptare këngëtarët e njohur grekë (DESHMIA)

Paparazzi



Eleni Foureira, një nga këngëtaret më të njohura në Greqi deklaroi publikisht se është shqiptare dhe krenare për origjinën e saj. Por në një emision në televizionin grek Ant1, Eleni tha se, kur doli publikisht, kishte marrë mesazhe nga këngëtarë të tjerë të njohur që kishin origjinë shqiptare.

“Kur deklarova se jam shqiptare, më dërguan mesazhe disa personazhe të njohura në Greqi dhe që e fshehin faktin që janë shqiptarë. Një ditë shkova në një kompani diskografike dhe kur mësuan se jam nga Shqipëria, më tallën dhe qeshën me mua.

U ndjeva shumë keq dhe thashë me vete ‘o Zot, pse kjo gjë duhet të jetë kaq e keqe’? Dhe kuptova që të bëj karrierë dhe të tregoj se çfarë di të bëj, duhet ta fsheh disi origjinën. Kam kaluar muaj në depresion dhe trishtim”, tregon Eleni Foureira. Ajo thotë se pas gjithë këtyre viteve, grekët nuk janë më racistë, por vetë fakti që këngëtarë të tjerë të njohur grekë vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë origjinën e tyre tregon të kundërtën. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *