• |
ide | kryesore

Të mos dalësh kur do, Kapo dhe Hekri në burg të vërtetë

Paparazzi



Të privuar nga liria, por jo nga e drejta për të pasur sado pak mundësi për t’u argëtuar. Ka qenë kjo arsyeja që Instituti i Vuajtjes së Dënimit Peqin ka organizuar një koncert festiv për të dënuarit.

“Puna jonë nga viti 2018 e në vazhdim, do të ketë në fokus të panegociueshëm trajtimin dinjitoz, human dhe bazuar mbi respektet e plota të të drejtave të njeriut, ndaj të dënuarve”, u shpreh Arjan Hasani, Drejtor i Burgut të Peqinit.

“Jeni vërtetë të privuar nga liria, për aq kohë sa jeni këtu, por nuk jeni të privuar nga të drejtat si njerëz”, tha Arben Çuko, Drejtor i Përgjithëshëm i Burgjeve

Atmosfera në fillim dukej e nderë, por gjithçka ndryshoi, kur aktorët e “Portokallisë” rikthyen të qeshurat.

Dhe në asnjë vend nuk do të kishte kuptim më mirë loja e shkëlqyer e “Kapos dhe Hekrit”

“Këta janë shumë të kënaqur kur vijnë artistë televizivë dhe në jua sollëm atë kënaqësi”, tha aktori dhe prezantuesi ‘Portokalli’, Salsano Rrapi.

“Pavarësisht se unë bëj rolin e një të burgosuri në ‘Portokalli’, nuk është e njëjta ndjesi, sepse unë hyj e dal kur të dua”, u shpreh aktori Ledio Lako

Edhe për aktorët, performanca në një ambient të vuajtjes së dënimit, ishte një ndjesi e veçantë.

“Janë eksperienca që duhen zgjeruar sa më shumë, sepse bëjnë që edhe ne të jemi sa më afër me ta dhe njëkohësisht ata të na ndjekin edhe live, jo vetëm nëpërmjet ekranit”, u shpreh aktori Rezart Veleshnja.

Drejtoria e Burgjeve kishte parashikuar edhe pako me ushqime për ata të dënuar të cilët prej shumë vitesh janë braktisur nga familjarët e tyre.

/Top Channel  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *