• |
ide | kryesore

Meta i jep dekoratën Visho Ajazi Likës, fton në presidencë edhe Helidon Bendon

Lajme, Të fundit



“Njerëz të tillë sa më pak duken, aq më mirë punojnë”, me këtë fjali që duket se e përshkruan në njëfarë mënyre edhe vetë Ilir Metën, presidenti i dorëzoi dekoratën e “Shqiponjës së Artë”, Visho Ajazi Likës, ish kreut të SHISH. Presidenti i përmendi Visho Ajazit, edhe presionin politik që përballoi ndërsa punoi për raportet e SHISH, 59 prej të cilave janë publikuar në media. 128 policë ishin të përfshirë në kultivim dhe trafikim të kanabisit gjatë kohës së Saimir Tahirit, sipas raporteve të SHISH, që lanë pas një njollë të zezë mbi Policinë e Shtetit.
Dhe si për të vërtetuar se shprehja me të cilën inkurajoi Visho Ajazin, i përket edhe vetë atij, Meta ishte kujdesur t’i dërgonte një ftesë edhe Helidon Bendos, kreut të komanduar të SHISH, që është në detyrë, por në pritje të dekretit. Nuk dihet nëse me sjelljen e tij gjatë ceremonisë, Bendo e ka kaluar provën e parë apo do t’i duhet të presë ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *