• |
ide | kryesore

Dosja për korrupsion/ Rama i servir Arta Markut njerëzit e LSI-së

Kryesore



Akoma pa u ambjentuar me zyrën e re, Arta Markut i vunë në tryzën e punës dosjen e parë “të nxehtë”. Socialistëve nuk i pritet sa të shohin pas hekurave disa nga ish aleatët dhe korrupsionin e kanë gjetur tek drejtorët e LSI. Nga auditi i kontratave të rrugës Tiranë-Elbasan, doli se janë mbi 50 milion dollar dëme. Kallëzimi u dorëzua në prokurori nga ministria e Damian Gjiknurit.

Të kallëzuar janë:
1. Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

Hapja e rrugës Tiranë-Elbasan dhe inaugurimi i njërit krah të tunelit u bë në fushatën e vitit 2013 nga ish kryeministri Berisha. Që atëherë, punimet janë zvarritur nga kompanitë e ndërtimit dhe rruga ende nuk ka përfunduar. Një burim nga Ministria e Energjisë tha për Lapsi.al se Aksel Qurduka dhe Albens Alite janë emra të njohur në radhët e LSI dhe u emëruan në postet drejtuese shtetërore, për shkak të besimit që gëzonin në parti.

Një kallëzim i ngjashëm, për të njëjtën çështje ishte bërë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por prokuroria e kishte mbyllur dosjen. Vendimi i prokurorëve të Llallës nuk e ka bindur Gjiknurin. Tani qeveria nuk i beson vetëm auditit të ministrisë, por edhe hetimeve të prokurorëve të Arta Markut.

Nuk ka asnjë dyshim se socialistët do ta përdorin kryeprokuroren për të manovruar hetimet sipas erës që fryn në politikë. Për këtë arsye, dosja e korrupsionit në rrugën Tiranë-Elbasan do të shërbejë si tregues se çfarë është e aftë të bëjë Arta Marku për t’i shpërblyer njerëzit që patën besim tek ajo.

Një ditë para se të dorëzohej kallëzimi në prokurori, Monika Kryemadhi i gjuajti Edi Ramës me çizme, por nuk qëlloi në shenjë. Ato çizmet tani, po bien në kokën e dikujt tjetër.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



9 Comments

  1. po meta nji kak esht si ata te ps,por muti i kryemutve esht ruqi,pastaj sekretar muti xhafa,e kryeminister muti esht edvin rama.nuk mundni as ju te andi bushatit te ja heqni nje presje kriminelve qe zgjodhi rama qe nga frroket deri tek habilet.pa i varur qelbesirat negjmije,gjelil e ilir gjona,gramoz ruqa,fatmir e agron gjafa,dash e alfred peza,baba drakull spartak braho,ter bijet e bijat e enverit,me niper e mbesa,nuk po permen tjer se as nje terrabut nuk i nxen nuk mun te ket drejtesi,pastaj po deshet filloni nga te doni.

  2. Ari eshte nje qelbesir ish komuniste qe me veprimet e tij katundareske e ndyn trashegimine e te djathtes shqiptare sepse eshte nje mi haleje dhe spiun i sigurimit . Te djathtet e vertete i bejne arit shurren ne goje sepse ai nuk di te flase gjuhen shqipe dhe eshte perfaqesues i analfabeteve dhe injoranteve qe jane bij ose zogj te gamorit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *