• |
ide | kryesore

Lubonja: Lu dhe Vlahutin po instalojnë një regjim në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Zgjedhja e kryeprokurores së re, Arta Marku është një proces i dështuar. Kështë është shprehur sot analisti Fatos Lubonja gjatë një interviste për News 24. Lubonja doli gjithashtu edhe kundër qëndrimit të ambasadës amerikane dhe BE-se për këtë proces. Sipas tij LU e Vlahutin po ndihmojnë në instalimin e një regjimi.
“Kjo deklaratë është një mungesë e qartë sinqeriteti dhe reflektimi dhe përgjegjshmërie e ambasadorit Lu i cili prej kohësh ka vënë bast për reformën në drejtësi dhe bën sikur nuk e shikon dështimin e saj. Por në thelbin e vetë mendoj se ambasadori Lu dhe Brukseli, Vlahutin kanë vënë bast që ta paraqesin këtë reformë në drejtësi si një hap i madh dhe po ndihmojnë instalimin e një regjimi, të tre bandave. Kjo prokurori e kapur do përdoret nga dy bandat e tjerë. Më tragjikja është që këtë proces ndërkombëtarët duan ta paraqesin si ecje para e Shqipërisë. Është një dështim që i bashkohet shumë dështimeve të tjera. Ambasadorit Lu do i kujtoja që në një shtet si SHBA, një psikopat, një kryetar shteti siç është Trump mund të heqë kreun e CIA-s imagjinoni çfarë ndodh në Shqipëri ku institucionet janë delikate. Ajo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht, shqiptarët duhet të bëjnë me kokën e tyre. Ose nuk dinë asgjë ose bëjnë sikur nuk dinë asgjë. E kemi provuar edhe me ambasadorin Arvizu që donte të sillte armët kimike këtu. Nuk është hera e parë që ambasadorët dëmtojnë interesin e shqiptarëve”, deklaroi Lubonja.

6 Comments

  1. Jo se nuk ka te drejte pir Probllemi i Llubonjes eshte se me dallkaukllekun qe e karakterizon nuk le vend qe ti japesh sh te drejte per cka thote. Kur duhet me I thon gjonat ai fshihet. Kur duhet te fshihet ay fillon nga lojrat. Ehh JO …! No good …!

  2. erdhi koha qe shqiptaret te ecin me hapin e kohes permes vlerave duke rezatuar vlerat,dhe ndalur problemet brenda vetes me urtesi ne unitet mendimi dhe veprimi permes vlerave,njeri me tjetrin

  3. Lubonja eshte kontradiktor. Lu-ja dhe Vllahutin jane pjese e “deep state” (qeveri ne hije), e komunisteve ne ShBA dhe Komunisteve te BE, pra eshte e qarte se instalimi i nje klike, e nje regjimi komunist diktatorial ne Tirane, me njerez te Soros, eshte veper e ketyre forcave. Perse ai permend Presidentin Trump (e quan edhe psikopat si gjithe komunistet) kur Trump eshte kunder ketyre forcave komuniste internacionaliste/Globaliste dhe pro shteteve kombe? Lu-ja nuk eshte perfaqesues i politikave te Trump, por i Soros i Obames e Hillarit, ne bashkpunim me komunistet e BE. Eshte gabim te identifikohet Lu-ja me politikat e Trump. Ai thjesht eshte ne nje vend te humbur si Shqiperia qe nuk po e ve re njeri ne amerike se cfare ben. Kam frike se edhe opozita eshte pale me keta sepse nuk dergon informacion ne Departament te Shtetit ose ne Shtepine e Bardhe. Ne kete menyre ata ka mundesi te merren me Lu-ne dhe kush e ka vene Lu-ne.

  4. ME MIRE TE INSTALOJE AMERIKA NJE REGJIM KTU SESA TA INSTALOJENE POLITIKANET TANE MILJARDERE ME BLERJE VOTASH
    PSE SALA DO BEJE DREJTESI, LULI APO NOKAT E MONIKAT
    LUBONJA TE FALENDEROJE AMERIKEN QE PO MUNDOHET TE NA VERE NE SHINA
    PO RRETHI I ATYRE QE I PRET BURGU ESHT ACARUAR PASI LAKU PO NGUSHTOHET
    NUK E DI SE KU I QAN HALLI LUBONJES

  5. Keta qe flasin per thyerje te kushtetutes me bejne per te qeshur sepse ata indivite jane po ata indivite qe e kane keqperdorur dhe shkelur liggjin e kushtetuten me qendra here.
    Me thuaj, kush nga qeveritaret dhe administratoret e shqiperise e kane zbatur ligjin deri para zgjedhjevet te qershorit ??
    COMMON shqiptare, lereni budalleqet, ejani e te shikojme perpara, shume e dine tani se ceshte demokracia dhe si behet shteti shtet. Me vetingun dhe ndihmen qe po kontribon SHBA dhe EU, kemi mundesine te behemi nje komb me ligje dhe dinjitet qe te gjithe te jemi krenare ku do qe te jemi.

  6. Shqiptaret jane mesuar me skllaveri.Kera aene qe ke.i ne krye i ka vene Amerika sepse i sherbej e asaj.Kush me don se Amerima na ndihmon eshte debil.Kjo eshte arsyeja pse,rallen te gjithe me ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu