• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, Romana Vlahutin më e kufizuar se Donald Lu

Lajme, Të fundit



Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë nuk reagoi menjëherë për protestën e opozitës siç bëri ambasada amerikane. 24 orë më pas BE dënoi dhunën në protesta dhe kërkoi nga politikanët të tregojnë lidership në këto momente.
“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së” thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian. Deklarata e Romana Vlahutin është qartësisht më e kufizuar se ajo e Donald Lu. Një ditë më parë, Donald Lu e shpjegoi protestën e opozitës me frikën që ka kapur politikanët nga reforma në drejtësi.
“Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë” thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane.



4 Comments

  1. Me ne fund shqiperise dhe shqiptarevet po ju vjen ajo dita qe ne shqiptaret e ndershem e kemi enderruar, drejtesi dhe dinjitet..

    Ndersa ti o i paemer, i korruptuar, se bashku me politikanet hajdute, turp te keni, jeni parazite dhe driten e diellit nuk e meritoni ta shihni.

  2. Une nuk pashe aspak kufizim por e njejte me ate te ambasadorit Amerikan por e shprehur ne nje tjeter menyre. Per kete do te mjaftonte vetem fjalia me te cilen fillon deklarata e Delegacionit Bashkimit Europian;
    ” BE-ja denon dhunen ne protestat e djeshme ne dhe sjelljen e antareve te Parlamentit ne seancen plenare”.
    Por ti mor Shkullak e di qe kete gazete e ndjekin analfabetet e katundit tend te cilet harrijne te lexojne vetem titujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *