• |
ide | kryesore

Sekuestrohet 928 kg kanabis dhe 1.7 kg heroinë në Malin e Zi, arrestohet biznesmeni shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia e Malit të Zi ka vënë në pranga 11 persona, gjatë operacionit të koduar “Trik” ose “Mashtrimi”, i nisur prej një viti.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 928 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 1.7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike.

Në prangat e policisë malazeze në Podgoricë ka rënë shtetasi shqiptari Ndue Pepaj, 27 vjeç, banues më Malësi të Madhe, pronar i një lokali të quajtur “Cavaliero”, në zonën e Bajzës. Ai akuzohet nga prokuroria në bazë të hetimit se ka qenë kreu i grupit kriminal të strukturuar, të cilët nga Shqipëria kanë trafikuar lëndën narkotike në Mal të Zi dhe e kanë shpërndarë atë nëpër vende të ndryshme.

8 persona tjerë janë arrestuar që nga fillimi i këtij aksioni policor një vit më parë. Ndërsa ditën e diel dhe të hënë në Podgoricë në pranga kanë rënë Ndue Pepaj dhe shtetasit Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi.

Ndërsa janë kryer edhe kontrolle në disa banesa, ku dyshohet se janë përdorur nga ky grup kriminal, si dhe janë sekuestruar tre automjete dhe një armë zjarri automatik, e cila ka qenë e groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës.

Arma do i nënshtrohet akt ekspertizës, pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e vrasjeve në Mal të Zi. Ndaj shtetasit Ndue Pepaj prokuroria e Malit të Zi ka ngritur akuzën për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *