• |
ide | kryesore

Janullatos flet për mediat greke: Çfarë ndodhi në Himarë dhe si po qeveris Edi Rama

Lajme, Të fundit



Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos ka dhënë një intervistë për televizioni grek SKAI në prag të Krishtlindjeve. Ai ka folur për harmoninë duke theksuar se liria fetare është e plotë dhe se Kushtetuta e Shqipërisë është ndoshta me e mira në botë. Janullatos u ndal edhe në shqetësimin e madh që ka për minoritetin grek në Shqipëri.

“Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur, pasi ata janë larguar. Çështja është se ata që kanë lindur dhe rritur në këto fshatra dhe duhet të zhvillojnë jetën e tyre atje. Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që “të tjerët na urrejnë” është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e duhura” – tha Janullatos.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama kryepeshkopi theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të. Për disa gjëra nuk është dakord, por i rëndësishëm sipas kryepeshkopit është dialogu. Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzon se është një çështje e përgjithshme në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës, raporton Vizion Plus.

“Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë. Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona. Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa. Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata. Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete. Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t’u jepet prona e pasuria atyre që u takon” – shtoi Janullatos.

I pyetur nga gazetari për raportet mes Tiranës e Athinës, kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos jep këtë mesazh.

“Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira. Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta. Të mos biem viktima të tensioneve por të ngremë ura” – theksoi kryepeshkopi.

Janullatos foli dhe për krizën greke dhe për autokritikën që duhet të bëjnë greket, si dhe për globalizmin e islamin. Sipas tij duhet të shihet e vërteta siç është. Në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës përfundon kryepeshkopi.



2 Comments

  1. nuk e kuptojme ,nese eshte prift ,qe ka nje faltore qe perhap fjalen e zotit apo nje politikan qe kerkon ti bashkohet politikes greke ,nese grekerit qe kan ardhur ne shqiperi me 1941 qendruan sa deshen dhe shkojne ku te duan te jetojne nuk eshte janullatus ai qe orjenton politikat ,e shvillimit dhe projektimit te ardhmes se askujt jeta individuale shoqerore eshte proces zhvillimi qe ecen baze bindjes vlersimit interesit mundesive dhe nuk eshte e orientuar nga politika politikanet grek kan tjeter interrese kurse individet grek apo shqiptare ne organizimin dhe pershtatjen e jetes jane te ndruysheme ne planifikim qe nuk bashkohen asnjehere ne nje pike i nderuar janullatus sepse padrejtesia nuk u krijua me sukses nese te gjith grekerit qe ndollen ne shqiperi nese largohen nga shqiperia ato migrant ishin falnderoni zotin dhe popullin shqiptare qe si barbarizoj sic u sollet ju popull barbare me camet ,por nje sygjerim kam per ju mos u perpiqeni te kerkoni ate cfar su takon qe te mos humbisni ate cfar keni,por perpiquni te ndertoni jeten ashtu sic thot zoti jo sic ua don qefi mos u angazhoni aty ku su takon qe te mos bezdisesh kur te mos respektojne perqasin as afrojne , se ka shum mundesi si kryepeshkop grek ne shqiperi te ngelesh pa popullin grek ketu dhe te shkosh bashke me to se ka shqiptare qe njohin shqipen me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *