• |
ide | kryesore

Kryemadhi rrëfen bisedën me ambasadorin Lu pas sherrit në parlament

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbardhur një pjesë nga biseda që pati me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu paraditen e së mërkurës. Në një prononcim për “Top Story” ajo tha se situata aktuale ishte në fokus të bisedës.

“E kishim lënë për të hënën, por e shtymë takimin për të mërkurën. Takimi kishte në thelb vizitën time në SHBA. E falënderova atë për ndihmesën që dha për të realizuar vizitën e një delegacioni të LSI në SHBA. Diskutuam edhe për situatën politike aktuale në vend.

SHBA-të janë të interesuara për të vijuar reformën në drejtësi. Ngritja e KLP-së, zgjedhja e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit janë pikat më të rëndësishme për SHBA-të dhe ato nuk tërhiqen nga kjo.

I thashë ambasadorit se LSI e mbështet reformën. Edhe rrogat tona jemi të gatshme të ofrojmë për të marrë ekspertë shtesë për të bërë Vetting-un” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. E morem vesh pra … Lsi i mori ne 2009 , 2013 dhe kete radhe deputetët ne tavoline ne saje te merikaneve. Dhe natyrisht qe nuk mnd te beje gje tjeter vec se interesat e tyre. Problemi eshte Bashes qe e mban afer Monen. Afer mbahet vetem per ……

  2. nuk duhen rrogat tuaja per veting se dihet si i beni ju ato pune. Mona, duhet te ktheni 120 milion euro qe keni vjedhe popullit moj hajdude!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *