• |
ide | kryesore

Prokurori i përkohshëm dhe dhuna në Kuvend, Donald Lu i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ambasadorin amerikan Donald Lu në selinë e PD-së. Takim vjen jo më larg se dy ditë nga protesta e PD-së në parlament kundër zgjedhjessë prokurorit të përkohshëm vetëm me votat e mazhorancës.

Ndërkohë dhunën që u pa në Kuvend dhe jashtë tij, amabasada amerikane e dënoi ashpër, si dhe foli për një luftë mes politikanëve me njëri-tjetrin dhe sipas amabasadës amerikane, kjo luftë vjen pasi më në fund reforma në drejtësi po zbatohet.

Ambasada amerikane u shpreh kështu për protestën:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.” –
thuhet në njoftimin e amabasadës.

Nga ana tjetër edhe Lulzim Basha pati një reagim për këtë deklaratë duke perifrazuar etërit themelues të demokracisë amerikane:

“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!” – shkroi Basha.



3 Comments

  1. po te isha basha do te rrihja lu shuplak bythve siq e rrehin lu,ramen e ruqin kriminelet qe vet zgjodhen frroka,ndoka,dosha e rosha.sepse pederat lu,rama,erionka velina,taulante balla,ermonel felaj,mrikan kodheli ket dojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *