• |
ide | kryesore

Zbulohet një tjetër “Eskobar” shqiptar, pranga 39-vjeçarit në Spanjë

Lajme, Të fundit



Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet të fuqishëm të drogave të forta të drejtuar nga një shqiptar. Ai është një 39-vjeçar me iniciale V.V. i cili orientonte trafikun nga qyteti i Galicias. Në pranga u vunë edhe 6 anëtarë të tjerë të këtij grupi. Mediat spanjolle e etiketojnë 39-vjeçarin si “person të regjur” në botën e krimit pasi është i përfshirë në trafik droge prej shumë vitesh.

“Eskobari” shqiptar jetonte prej kohësh në Santiago de Compostela. Operacioni kishte nisur prej disa muajsh. Të hënën u konfiskua 4 kg kokainë, 1.7 kg heroinë dhe 500 gram lëndë përzierës për drogën. U sekuestruan edhe dy automjete. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *