• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve/ Basha zbulon për herë të parë 3 skenarët

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë se cila do të jetë rruga që do të ndjekë opozita pas votimit në parlament të kryeprokurores së përkohshme. Basha tha se PD po diskuton 3 skenarë.

“Skenari i parë është një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Ne do të kërkojmë që në parlament të kthehet ligjshmëria. Ne mund të qëndrojmë në sallë që ta bëjmë të mundur këtë sepse ndryshe nuk e realizojmë dot” – tha Basha.

Skenari i dytë sipas Bashës është bojkoti pa afat, por ai sipas tij ka disavantazhin sepse nuk mund të bëjë presionin e duhur në parlament.

Skenari i tretë sipas tij është djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, por edhe ky sipas Bashës ka një difekt.

“Skenari i tretë është invalidimi i mandateve, por vetëm nëse kryhet, duhet të kryhet me opozitën e bashkuar. Nëse e bën e vetme, vendet e saj i merr partia tjetër. Nëse behet, avantazhi eshte se ekspozohet parlamenti monist” – tha Basha. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *