• |
ide | kryesore

Faktet/ Zbulohet se përse janë në konflikt Rama dhe Veliaj

Kryesore, Lajme



Prej disa javësh jo vetëm në mediat vendase por edhe në ato ndërkombëtare po vihet re një tendencë diskrete e përvijimit të një konflikti mes kryeministrit dhe anëtarit më shkëlqyes të skuadrës së tij, kryebashkiakut të Tiranës. Lapsi.al ka parë origjinalin e një dokumenti që është bërë shkak i kësaj “ftohjeje”. Ajo nuk ka lidhje as me ngjitjen marramendëse të Lali Erit në sondazhe, as me marrëdhëniet e tij me LSI-në dhe as me faktin se përse këtë vit nuk u përmbyt Tirana. Ajo nuk është gjithashtu as një xhelozi infantile e Edi Ramës, që e fshikulloi nga ‘Zonë e Lirë’ Veliajn, se del në ekrane më shumë se sa duhet.

Përpos këtyre ‘cic-miceve’ të vogla fshihet një lojë e vërtetë milionash, pushteti dhe marrëdhëniesh me oligarkët.

Lapsi.al ka parë një draft projekt vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili synon as më shumë dhe as më pak zhveshjen nga taksat e larta të të gjithë ndërtuesve që ngrejë grataçielat e reja në Tiranë. Pra për të gjithë ato kulla marramendëse që Edi Rama i ka firmosur me dorën e tij, pa pyetur madje as bashkinë dhe as planin urbanistik të saj, kryeministri do të krijojë edhe një favor të dytë: përjashtimin nga taksa prej 8% që ka vendosur Veliaj me ardhjen e tij në krye të Tiranës.

Për një gjë të tillë është gjetur edhe afrtifici. Qeveria ka miratuar pak kohë më parë një ligj që i zhvesh nga taksat sipërmarrësit që bëjnë investime madhore në turizëm (hotele me 5 yje). Dhe megjithëse kjo nuk ka asnjë sens, pikërisht nga kjo kleçkë po përpiqen të përfitojnë klientët kryesorë të Ramës.

Por, kjo vjedhje e madhe e taksave që shkojnë në favor të banorëve të kryeqytetit është bërë edhe fushë beteje mes kryebashkiakut dhe kryeministrit. Bashkia e Tiranës ka planifikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm rreth cerek miliardi Euro nga vjelja e taksës së ndërtimeve të reja që do të bëhen. Veliaj e ka kthyer këtë taksë, për të cilën u përlesh rreth një vit në gjykatën Kushtetuese me Shoqatën e Ndërtuesve, në kalin e tij të betejës. Pasi dështoi të mbante premtimin elektoral “zero ndërtime” në kryeqytet, ai e ka konsideruar si një sukses të tij faktin se ai i detyroi ndërtuesit të pguajnë disafish më shumë.

“Këto janë paratë më të cilat ne shtojmë shkolla, kopështe dhe gjelbërim”, i pëlqen atij të thotë, jo pa mburrje, se këto para si një politikan i majtë po ia rëmben një nga pushteteve kryesore të vendit, ndërtuesve më të fuqishëm.

Prandaj “deal-i” i Edi Ramës me 6-7 biznesmenë edhe për t’i dhënë rokaqiejt atyre dhe për t’i zhveshur nga taksat është një njollë e madhe për gjithë aktivitetin e Erion Veliajt. Pas katastrofës së betonit që po e kërcënon Tiranën , ai nuk mund të mburret më se së paku ndërtuesve të mëdhenj u “rrëmbeu taksat” e gjëmës që po bëjnë.

“Nuk ka asnjë mundësi ligjore që kjo heqje taksash të kalojë” tha për Lapsi.al një punonjës i bashkisë. Vënia e kësaj takse është sanksionuar në planin urbanistik. Pa paguar atë kryetari nuk mund të japë leje ndërtimi. Prandaj një gjë e tillë është e pamundur”.

Pikërisht nën këtë presion njollosjeje publike po e shtyn Rama-Veliajn. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kjo betejë milionash, është njëkohësisht edhe një luftë për të treguar se kush është më pranë oligarkëve, kush gjendet në pozicionin më të favorshëm për të bërë marrëveshje me ta. Pikërisht ky konflikt që tani po merr edhe formën e një dokumenti shtetëror është në thelb të përplasjes së heshtur të Veliajt me Ramën. Deri më tani kryebashkiaku nuk ka pranuar t’i nënshtrohet absurdit të shefit. Por nga mënyra dhe fuqia që ai do të tregojë për të rezistuar do të varet edhe fati i ardhshëm i marrëdhënies së tyre. Sepse kuptohet që për fatin e betonizimit të Tiranës dhe të taksave të saj, pakkush shqetësohet.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Sado qe rama dhe lali eri nuk ju pjerdhin fare ju anal istave qadristorevolucinare ,ju vazhdoni tu beni reklame te dyve.

  2. Ja pra ku doli dhe nje teori konspiracjoni tjeter… Cudi se si vetem Lapsi i gjen keto ‘ FAKTE’ dhe i analizon si i do qefi dhe ne fund del me perfundimein se Rama dhe Veliaj jen en konflikt…
    Bravo Lapsi..
    Kjo mund te jete deshira juaj qe Ramen ta zevendesoje Veliaj.. ( dhe keni te drejte te hidhni ide dhe hipoteza me te ardhem e politikaneve tane) por qe kjo ide te vije si konkuluzjon i ‘ fakteteve ‘ qe ju keni anal-izuar …. ju ben qesharake. Nje ide qe mbase mind te jete e mire e vishni me petkun e intirges dhe te konspiracjonit…

    Dilitante dhe medioker.

  3. Per kenaqesine e. njerit apo jo kenaqesin. E tjetrit. Eriona do ja fusi. Edes sepse keshtu eda ja ka fut nanos e me rradhe shyqyr zotit kto ja fusin edhe njeri tjetrit. Dhe gjithmone populli ndjen dhimbjen kto bythqirat kenaqesine

  4. Mua me vdesin fare keta qe i bejne komentet me emer dhe mbiemer qe tua shohin shefat… mbaroj fare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *