• |
ide | kryesore

Ish-kryeministri: Vota kundër SHBA-ve, akt i rëndë anti-kombëtar

Lajme, Të fundit



Është i ashpër reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha pas votimit të Shqipërisë kundër SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izarelit në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas berishës ky është një “akt të rëndë antikombëtar”.
“Sot klika e neo-bllokmenëve hoxhist, me ne krye bastardin e xhelatëve te shqiptareve Koleka, Rama votoi ne OKB, ne traditën atërore, kundër SHBA, vendit i cili nga vitet 20 te shekullit te kaluar deri sot ka luajtur rol përcaktues ne lirinë e kombit shqiptar.
Duke dënuar me ashpërsi këtë qëndrim shtoje se me këtë akt politika e jashtme e Shqiperise shndërrohet ne një politike te mirëfilltë antikombëtare. Ajo përfaqëson interesat e baronëve te drogës dhe balozeve neo-bllokmenë te krimit dhe jo te shqiptareve”, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale” – shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *