• |
ide | kryesore

‘Jeruzalemi’, Shqipëria zgjedh BE-në, votë kundër SHBA-së në OKB

Lajme



Është miratuar rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Mes 128 vendeve anëtare që kanë votuar pro kësaj rezolute ishte edhe Shqipëria. Ndërkohë 35 shtete kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.
Sipas tekstit të rezolutës çdo vendim për statusin e Jeruzalemit është nul dhe i pavlefshëm dhe se duhet të tërhiqet.

Pak pas këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar me anë të një deklarate, ku shpjegon pozicionin e Shqipërisë në këtë votim.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e MPJ.

Më herët Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB kërcënuan se do të ndërpritet ndihma financiare për vendet që votojnë pro kësaj rezolute. Mes këtyre vendeve është gjithashtu edhe Shqipëria. Sidoqoftë për momentin është disi herët për të mësuar se cilat do të jenë pasojat reale të këtij pozicioni të Shqipërisë kundër vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Shqipëria zgjodhi kështu të mbante të njëjtin qëndrim me Bashkimin Europian. Izraeli nga ana e tij e cilësoi OKB-në si ‘shtëpinë e gënjeshtrave’ dhe tha se ky votim do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.

©LAPSI.al 



13 Comments

  1. rezoluta sponsorizohej nga Turqia jo nga BE, madje 5 vende te BE abstenuan. Keshtu qe titulli i sakte duhej: Shqiperia zgjedh Erdoganin ne vend te Amerikes qe cliroi Kosoven. Tung

  2. Kjo situate eshte shume e sikletshme per ate vocrrakun kinez, Lu-lu. Do i duhet te flase qendrimin real te qeverise amerikane. Gje qe der sot nuk e ka bere. Ka qene vetem nje manekin i veshur me qyrk Ambasadori. Por me qendrime krejtesisht ne interesin e tij personal, duke perfituar nga nje indiference e politikes amerikane ne kete rajon.

  3. Mire ia bere edvin.te rroje vellazeria albanistan-erdoganistan pa te tjeret ne djall te shkojne.shpresojme qe kete rradhe trampi te te qeroje nje here e mire se e mbushe kupen.dhe dicka tjeter,,ato kredite nga fmn dhe banka boterore behu gati se do ti marresh me dyfishin e interesit.

  4. Shtetet qe votuan pro linjes amerikane ne OKB jane Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Palau dhe Togo (pervec vete SHBA-ve dhe Izraelit, natyrisht).

    Shtetet kundra jane 128, nder te cilet edhe pjesa derrmuese e anetareve te BE-se, ku synojme ne integrohemi.

    Abstenuan 35 shtete.

    Me duket krejt e qarte se linja amerikane mbi kete teme, per momentin, nuk ka kundra vetem Erdoganin, por thuajse te gjithe pjesen tjeter te botes.

    Medioker teksti i Lapsit, si edhe komentet e trolleve te ndryshem ne ket postim.

    Meriton nje koment te shkurter edhe qendrimi publik i opozite sone. Temat e politikes se jashtme jane nder ato ceshtje qe zakonisht nuk ndryshojne thuajse fare me nderrimin e partive politike ne pushtet. Kjo pasi politika e jashtme eshte e lidhur me interesat madhore te shtetit dhe te kombit kundrejt shteteve te tjera, organizmave nderkombetare, etj., interesa te cilat veshtire se mund te ndryshojne me te njejten shpejtesi qe ndjek rotacioni i pushtetit. Ne kete kontekst, qendrimi (gjoja) pro linjes Trump i opozites tone eshte krejt absurd. I vetmi shpjegim qe me vjen nder mend eshte shpenzimi i deklarates (me nje doze te larte papergjegjesie) per konsum te brendshem.

    1. …sikur the zotrote se kishte dhe 35 abstenime.
      Po te them nja tre prej tyre :Kroacia, Rep.Ceke, Hungaria…a nuk do ishte normale te qe dhe Shqiperia e para se paku ne Abstenim kur dihet roli paresor qe lozi USA ne ceshtjen e Kosoves?
      (Te ish per Europianet sot Kosova do vazhdonte te ishte pjese e Serbise)

  5. Para se te akuzojme Edi Ramen apo qeverine pse votoj pro rezolutes se OKB e cila ishte kunder konsiderimit te Jeruzalemit kryeqytet te Izraelid duhet te shikojme rezultatin e votimit dhe te konstatojme aduhej Shqiperia te ishte e rreshtuar me : ,Guatemalen,Izraelin,Marsheal Islands,Mikronezine, Naurune,Palaune,Togone, qe votuan me SHBA-ne kunder rezolutes,gjithsejt 9 shtete apo duhet te ishte aty ku edhe eshte me vendet e BE-se Gjermani,Angli,Itali,France,Holande Belgjike,Austri etj,ku jane edhe 125 shtete te botes te cilat jane kunder nxitjes se konflikteve dhe gjakderdhjes edhe me te madhe neate rejon? Besoj se 80% te popullit Amerikan jane kunder vendimit te Trampit sepse edhe pse vendimi u muar shume vite me pare tre Presidentet paraardhes te Trampit nuk e aktivizuan ate vendim.eshte e mjere perpjekja per te fituar poena politik kunder Rames per nje gje qe te gjithe ata qe njohin sadopak politiken nderkombetare e dine se vndimi per te votuar kete rezolute eshte i drejte dhe ne interes te Shqiperise.

  6. Sic e tha dhe Lexuesi dhe fredi me siper eshte ne linje me BEne ku duam te futemi se ne SHBA s’futemi dote. Nuk duhet te ngaterrojme servilizmin e tepruar me miqsine. Politika amerikane per 50 vjet qe nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon ne lidhje me Palestinen dhe Izraelin, vendimin e trump e kundershtoji dhe pentagoni dhe Rex Tillerson ne publik, pra eshte vendim qe dhe ne Amerike nuk perqafohet nga shumica e institucjoneve amerikane sepse eshte vendim qe nuk mer parasysh te drejtat e Palestinezeve dhe e dyta fut rajonin te gjithe ne rrezik. John Kerry per te cilin sngeli politikan shqiptar pa e lavderuar eshte kthyer ne politikanin me vokal kunder politikes te Izraelit, dhe e ka kritikuar me ashper nga te gjithe levizjen e trump. Te jesh pro Amerikes nuk do te thote te jesh pro cdo marrezije te trump, politika e jashtme amerikane eshte afatgjate dhe zhvillohet tjeter kund jo ne shtepine e bardhe.

    1. Ti moj “patatja” qenke ekzemplar i mencurise kur deklaroke se politika amerikane nuk u zhvilloka ne White House por tjeter kund.
      O zot, na mbyten budallenjte qe hiqen si te zgjuar.

      1. Po vetem kaq kishe per te komentuar? Sa budalla jam une e sa i mencur ti qe sthe asgje tjeter? Ti kujton se institucjonet Amerikane jane si keto tonat qe vjen Saliu apo Rama me fuqi te pakufizuar dhe bejne lemsh e kacile nje vend te tere. Shtepia e Bardhe eshte e kufizuar me cka mund te beje nga kushtetuta, e cila ka si mbikqyres kongresin amerikan dhe senatin. Mardheniet me jashte ne kushtetute i takojne ekzekutivit pra presidentit dhe stafit te tij, dhe presidenti ne kete kuader mund te caktoj ambasadore ne vende te huaja te bej marveshje por nuk mundet te deklaroj lufte unanimisht prsh, po marim kete rast, biles dhe kur ben marveshje me nje vend duhet qe te mare pelqimin e 65% te senatit Amerikan. Kjo nga ana teknike. Ne anen tjeter te gjithe informacjonin per situaten politike jashte vendit shtepia e bardhe e mer nga sherbimet inteligjente, dhe pentagoni per vende ne gjendje krize apo lufte. Ne baze te ketij informacjoni i cili serviret ne menyre te pergjithshme presidentit, dhe me te detajuar sekretarit te shtetit dhe shefit te stafit, dhe akoma me te detajuar ne grupet mbikqyrese te komunitetit inteligjent te senatit dhe kongresit Amerikan. I tere ky informacjon xhiro, nga keshilltare tek sekretari i shtetit ne kongres e ne senat dhe tek presidenti perben bazen mbi te cilin ndertohet politika e jashtme Amerikane. Institucjonet Amerikane jane te forta pikerisht se mund te perballojne nje president budalla. Te ishte se presidenti caktonte vijen politike te jashtme dhe strategjine afatgjate te Amerikes, nuk mundet te imagjinosh se si do te ishte Amerika sote, duke pare paraden e budallenjve qe kane patur fatin te behen president.

  7. Po per FBI si do ja bejme tani qe te na beje reformen e Leshit
    kush do e paguaje?
    Apo sjellim turq ne vend te tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *