• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama i pabesë, të fut “thikë pas shpine”

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” votën “kundër” njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në Kombet e Bashkuara. Sipas Kryemadhit, kryeministri votoi kundër dëshirës së SHBA-së duke i futur kështu thikë pas shpine, një partneri strategjik.

“Me ambasadorin Donald Lu, ka qenë një takim ku kemi folur për vizitën time që kam zhvilluar në SHBA. I kam thënë, Edi Rama nuk ka për ta lejuar që ti të zhvillosh reformën në drejtësi, ai ka përdorur politikën për të bllokuar reformën. Ilir Meta e ka bërë tre herë kryetar bashkie, dhe e bëri edhe kryeministër. Ai të fut thikën pas shpine. Edhe sot, është i lumtur që ia ka bërë Amerikës, vota e sotme kundër njohjes së Izraelit, e Edi Ramës, është thika që Edi Rama i ka bërë Amerikës” – tha Kryemadhi.



1 Comment

  1. Po ambasadorit amerikan, soroist i konvenon vota e shqiperise kunder Tramp. Ashtu si deklarata e edi rames per tramp para se te zgjidhej. Gjithe dynjaja e di se Lu eshte emeruar nga Hillari qe zponzorizohej nga Sorros. Nuk eshte thike pas shpine ajo. Mund te jete edhe e dakordesuar me ambasadorin ne shkembim te mbeshtetjes per Edi Rame, sic ka ndodhur deri me tash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *