• |
ide | kryesore

Si e shpjegon Monika votën e 4 këshilltarëve të LSI për Veliajn

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë pretendimet për një marrëveshje “të nëndheshme” mes saj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Pas votës pro të 4 këshilltarëve të LSI-së pro buxhetit, Kryemadhi thotë se ato ishin të blera.

“Lali Eri ka dal në treg për të ofruar para dhe blen këshilltarë. Kush ka ndërmend të iki le të iki, por gojën e LSI, nuk e blen dot. Le ti japi licensat e taksisë elektrike, Endri Fugën dhe Olsi Ramën, dhe të japi, leje ndërtimi për pastrim parash të drogës” – tha ajo në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Por kjo nuk është hera e parë që në Bashkinë e Tiranës ka bashkim votash të këshilltarëve të LSI-së me ata të PS-së. E njëjta gjë ndodhi edhe në votimin e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Edhe në atë kohë LSI foli për blerje votash. /lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *