• |
ide | kryesore

Xheni Karaj organozon për herë të parë “Miss Trans”, komentuesit e kryqëzojnë

Arkiva



Për herë të parë në Tiranë do të organizohet konkursi i bukurisë për tranvestitet apo transseksualet. Spektakli “Miss Trans Albania”, është njoftuar nga përfaqësues të LGBTI-së në Tiranë.

Ka qenë Xheni Karaj, e cila tashmë është drejtuesja e vetme LGBT-së pas largimit të Kristit, që ka lajmëruar eventin në rrjetet sociale.

Karaj në një postim në Facebook u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të kontribuojnë në organizimin e spektaklit të bukurisë.
Xheni Karaj shkruan në Facebook:

Thirrje për gocat e Facebook: Nëse keni tualete dhe fustane që nuk ju duhen, ju lutem na i dhuroni pasi po organizojmë Miss Transin”.
Por, duket se nuk kanë munguar komentuesit që, të shtyrë nga kurioziteti, i kanë bërë pyetjet e tyre Xhenit.

Pyetja nëse konkurrentet do të jenë të gjitha elegante apo jo, Xheni i përgjigjet:

Kemi miss-e me masa të ndryshme”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *