• |
ide | kryesore

Zbulohet biseda e Donald Lu me Arta Markun, përmendet edhe Saimir Tahiri

Lajme, Të fundit



Në takimin me Arta Markun, Donald Lu duket se ka qenë i drejtpërdrejtë me porositë e tij, kur ka kërkuar hetimin e politikanëve të lidhur me krimin. Sipas raportimit të Neës24, që ka nxjerrë detaje të bisedës mes ambasadorit amerikan dhe kryeprokurores, në takim është përmendur edhe Saimir Tahiri.
Burime kanë thënë për Neës24 se “ambasadori amerikan kërkoi nga Arta Marku hetimin e personave të lidhur me krimin dhe Saimir Tahirin”.
Veç të tjerave Lu kërkoi që kryeprokurorja të punojë e pavarur, duke i dhënë porosi “të nxisë shënjestrimin e korrupsionit në nivele të larta” dhe të “nxisë shënjestrimin e kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me ta”.
Ky ishte takimi i parë i ambasadorit amerikan me Arta Markun, e cila u zgjodh me 69 vota pro nga deputetët e Partisë Socialiste dhe u përshëndet menjëherë nga ambasada amerikane.© Lapsi.al



5 Comments

  1. po anetaret e Opdadit perse valle pjese e delegacionit te sotem ne zyrat e krieprokurorit …??!! cfare modifikimesh po pergatisin ligjit kushtetues te aprovuar prej mese nje viti dhe akoma te pa shfrytezuar deri me tani ….??!! news24 e skraparllive tenton te beje rremuje informacioni

  2. Ve bast se Lu-ja i ka thene Artes, be c’te duash me keta derrat e tu, te mite as mos e co ndermend t’i prekesh se pastaj harroje vizen per ne shba.

  3. Kjo eshte shkelje e hapur e sovranitetit. Çpune ka ambasadori te takoje kryeprokurorin dhe aq me teper ti jape keshilla.?
    Prokuroria, gjyqtaret kane jane tekniciene qe kane keshilltar vetem ligjin dhe kushtetuten.

    Ambasadori eshte perfaqsues politik dhe nuk ka perse te takoje punonjesit e administrates shteterore. Ai mund te takoje vetem perfaqsuesit politik.

    Ne cilin vend te botes mund ta beje nje ambasador kete?

    1. qysh se keni zgjedhur enverin e pastaj birin e tij edvinin nuk keni sovranitet,ebveri nuk ju ngop bar stalini 66 vite e te ju mbush barkun qelbesira rama lesgh negjmije 25 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *