• |
ide | kryesore

‘Dorëzohet’ Janullatos: Pasardhësi im në krye të Kishës do të jetë shqiptar

Lajme, Të fundit



Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos në një intervistë për televizionin grek ‘Skai’ është shprehur se pasardhësi i tij në krye të kësaj kishe do të jetë një klerik shqiptar.

“Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tille, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”, ka thënë Janullatos, i cili drejton ortodoksët  shqiptarë që prej vitit ’92.

©LAPSI.al

 

 



3 Comments

  1. Sesa ‘shqiptar’ do te jete nje pjelle e gatuar me brumin 26-vjecar grek, ate do ta tregoje historia, qirie Janaullatos nga Durrsi!

  2. do te jete shqiptar. do te jete arber. dhe shpresoj qe te jete me ndjenja te Krishtera si ato te Gjergj Kastriotit qe te luftoje turqit dhe mbeturinat e tyre ne keto troje qe nuk po na lene net ecim perpara.

  3. Ky do te jet si prokurorja qe zgjolli rama nuk mund te mbroni fen kure nuk mbroni gjuhen mor te mjer jeni popull dele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *