• |
ide | kryesore

‘Jeruzalemi’/ LSI akuza qeverisë: Ishte votë kundër SHBA dhe kundër Kosovës

Lajme, Të fundit



LSI ka dalë kundër qeverisë për votën e qeverisë shqiptare në OKB për statusin e Jerusalemit kundër SHBA.  Ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI Klajda Gjosha deklaroi sot se vota kundër SHBA është votë kundër Kosovës dhe se ky vendim i qeverisë ishte i pakonsultuar me Kuvendin dhe Presidentin.

Vota dje e Shqipërisë mbi statusin e Jerusalemit ishte në mënyrë demonstrative një votë kundër aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një votë kundër SHBA-ve. Shqipëria dhe shqiptarët në fakt nuk kanë votuar kundër SHBA-së. Është vetëm qeveria ajo që bart këtë votë të rëndë mbi supe dhe këtu është ndarë qëndrimi qytetar me qeverinë. Vota e qeverisë kundër SHBA-së ka shënuar në mënyrë të paprecedentë edhe një  votë kundër Kosovës.  Në një vendim kaq të rëndësishëm nuk ka pasur asnjë konsultim. Sjell në vëmendjen tuaj se edhe vende anëtarë të BE-së, Kroacia, Hungaria, Rumania, Polonia kanë abstenuar në votën e tyre ndaj rezolutës së OKB-së. Ndaj është për të ardhur keq edhe keqpërdorimi që  i është bërë vetë BE-së duke e përdorur atë si një mburojë për votën kundër aleatit tonë strategjik” – tha Gjosha.

 



1 Comment

  1. ikni ore servila thoji ta qepe ai legeni juaj qe ju dh*jet mbi koke juve ste mjaftojne minierat kriminel hajdut po do dhe me ik se do te zhdepi mona kesaj rradhe live ne shesh po ik thuaji k*qe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *