• |
ide | kryesore

Meta i dërgon letër Trump: Na fal për atë që bëri Rama në OKB!

Lajme, Të fundit



Presidenti shqiptar Ilir Meta i ka shprehur keqardhjen e tij presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me votën të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në favor të rezolutës që hedh poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA.

Në një letër dërguar presidentit të Shteteve të Bashkuara, ku fillimisht e falënderon për urimet e dërguara prej tij me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, Meta shpreh “keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë në OKB kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA në momentet më të vështira të ekzistencës së tij” – shkruan Meta.

Kreu shqiptar i shtetit thotë se do të kërkojë personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare.
Edhe më herët gjatë ditës, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, presidenti Meta kishte theksuar ndër të tjera se “ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar”. /lapsi.al/



10 Comments

  1. Respekt per presidentin dhe shembullin e tij duhet ta ndjekin cdo shqiptar qe i thote vetes shqiptar duke kekruar falje nga amerika.

  2. O zana mos e tall shume zogun me ne se nuk te ka lezet. Amerika nuk e priste nga ne qi ta prisnim n bes ,prandaj qi ky asht nji motiv tjeter per t hap qadren e liris dhe demokracis qi ,qiktu t triumfoj liri demokracia si n europ ,si n amerik.

  3. Lajm i fundit: Presidenti Trump do shperndaje dhuraten me te mire per qiviritaret tane “1 garuzhde te madhe” qe te fillojne te hajne nga uturaku qe e kane mbush plot.

  4. Nuk e gjeti e keqja politiken Amerikane ,nga mos votimi i Shqiperise , ( Pro vetem 9 shtete 4 te padegjuara ndonjhere nga shqipetaret e pro 128 shtete) por nga politika personale e Presidentit te saj qe pritet nga ditet ne vazhdim te mesohet nga dallkauku yne , ” Ilira Kryemadhi.”

  5. Tani qenka zgjidhur problemi a i ka derguar Likja leter Trumpit paska mbaru muhabeti Ed Rama mbaroi, na rrofte Like floriri e Sali HaxhiQamili hajde ku jemi katandise kjo dyshe pergjegjese per te keqijat e 27 viteve i mendojne shqiptaret akoma si ne kohen e “dum baben”

  6. O gomere shqiptar edhe sikur nje xhakete te kishte varur amerika ne okb duhet ta kishit votuarpro o komunista te mallkuar .A ju shkon ndonjehere neper mend po mos te ishte amerika nuk do kishte shqiperi dhe kosove?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *