• |
ide | kryesore

Shqiptarët e Amerikës: Vota kundër Trump është antikombëtare!

Lajme, Të fundit



Federata Panshqiptare Vatra reagoi ndaj votës së Shqipërise për rezolutën e iniciuar nga Turqia dhe Jemeni. Në një njoftim të presidentit të Vatrës Dritan Mishto, thuhet se: Federata Vatra, mbështetësit dhe simpatizantët e saj në SHBA dhe mbarë botën janë ndjerë tejet të zhgënjyer nga votimi kundër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Rezolutën e paraqitur në OKB. Kjo votë kundër SHBA e Kryeministrit Edi Rama është jo vetëm mosmirënjohje për gjithë mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë përgjatë shtetformimit, e deri më tash, si edhe për rolin vendimtar në krijimin dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, por është edhe një mesazh tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Votimi i Qeverisë Shqiptare kundër SHBA është akti i dytë publik i Kryeministrit Edi Rama, pas deklarimit të tij të mëparshëm se zgjedhja e Trumpit President të SHBA “Zoti na ndjeftë, do të dëmtonte botën demokratike”.

Sipas shqiptarëve të Amerikës, “vota e Qeverisë Shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara konsiderohet nga Federata Vatra si një Akt Antikombëtar”. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, thuhet në deklaratë rikonfirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të Presidentit Trump dhe dënon me ashpërsi sjelljen antikombëtare të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. ©Lapsi.al



3 Comments

  1. O lapsi pse nuk e vendosni linkun ose burimin e informacionit? Pse duhet t’u besojme pa e pare me syte tane?

  2. Tradhetari i i Shqiperise dhe i çdo gjeje shqiptare, e ka treguar vazhdimisht qe eshte i tille por edhe media po aq tradhetare dhe e tredhur si ai; qe i ipaguan me parate e vjedhura te shqiptareve, bashke ulbreksin Llull, jane shendruar te gjithe ne ndyresira te te huajve kunder vendit tyre! Klase pseuduinetelektuale e te ndyre si kjo Shqipeia nuk ka njhur qe ne fillimet e egzistences se saje! Ptuuuh qener e bir qensh!!!

  3. O I paemer nuk I ka fajet lapsi per gomardheqet e socialisteve un shkruj nga Amerika sma nin per lapsin asnje tjeter por me sa kame pare un jane te rralle si lapsi te gjitha mediat jane te ed palles nuk ka tjeter website ti besosh ne qofte se do pa aneshmeri lapsi eshte harroji tjerat noshta ste pelqen po ata votun kunder Amerikes shko te mediat tjera ne qofte se don lajme te mira per ed ramen dhe lali erin ato e bejne fushe me lule Shqiperin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *