• |
ide | kryesore

Berisha: Ku mashtron Rama me votën kundër SHBA-ve dhe pse hesht Donald Lu

Lajme, Të fundit



Për ish-kryeministrin Sali Berisha vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgijithshme të OKB-së ishte një tradhti kombëtare dhe kundër interesave të popullit shqiptar. Në një koment të gjatë në rrjetet sociale të titulluar: “Diplomacia e te dyfytyrësisë është diplomaci e pafytyrësisë”, Berisha u përgjigjet disa prej shpjegimeve të dhëna nga qeveria dhe ministria e jashtme për këtë çështje.

Së pari, shpjegimin se “vota kundër SHBA ishte e diktuar nga kërkesa të Bashkimit Europian”, Berisha e konsideron një gënjeshtër. Sipas tij, Bashkimi Europian nuk ka bërë një kërkesë të tillë dhe nuk kishte asnjë vendim për votim unanim. Ish-kryeministri parmen vende si Çekia, Hungaria, Letonia, Rumania, Kroacia, Polonia, anëtare të Bashkimit Europian që iu përgjigjën kërkesës së qeverisë së SHBA që të abstenonin. Nojë qëndrim të tillë abstenues e mbajti edhe Bosnje Hercegovina.

Së dyti, Bersha shpjegon edhe votën e dhënë në vitin 2012 në rezolutën për Palestinën. Ai thotë se në atë kohë Shqipëria nuk votoi “pro” rezolutës për dhënien e statusit të vëzhguesit të vendit “jo anëtar” Palestinës në OKB. Shqipëria nuk mbështeti një rezolutë që e kundershtonin SHBA dhe Izraeli, por abstenoi dhe për këtë u falënderua nga qeveria e SHBA.

Berisha gjen rastin të shigjetojë edhe ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, që sipas tij bëri sikur nuk e pa votën në OKB për të vijuar shërbimin ndaj Ramës.

“Në këtë dyfytyrësi Rama dhe Bushati u inkurajuan edhe nga deklarata e ambasadorit Lu në Tiranë, i cili, për arsye që i di ai vetë, apo për të mos munguar në shërbim të Ramës bënte sikur nuk ishte votuar ne OKB, ose të paktën nuk u thoshte shqiptarëve se qeveria e tyre votoi kundër SHBA. Edhe kjo ishte një gënjeshtër bajate. Në të vërtetë diplomacia e SHBA-ve dhe vetë Presidenti Trump i bënë të qartë çdo vendi, përfshirë Shqipërinë, se ata votën pro për këtë rezolutë e konsideronin votë kundër tyre” – shkruan Berisha. /lapsi.al/



1 Comment

  1. edver rama e mao LU ce duni sy qelbsira te nji trungi.qka te ben kanabisi e kokaina kete ta ben vetem serbi edhe kina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *