• |
ide | kryesore

LSI “tradhëton” PD edhe në bashkinë e Durrësit, miratohet me PS buxhetin e vitit 2018

Lajme, Të fundit



Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit me vlerë 47 miliardë lekë dhe lista e banesave sociale për 89 fituesit. Këshilli bashkiak në Durrës ka miratuar me 26 vota pro buxhetin e vitit 2018, ndërkohë që për këtë numër votash është dashur edhe vota e 4 këshilltarëve të LSI-së dhe një e PR-së.

Mbledhja që kishte në rendin e ditës projektbuxhetin si dhe pakëtën fiskale është bojkotuar nga këshilltarët e partisë demokratike si dhe shumica e këshilltarëve të LSI-së. Pas miratimit të projektbuxhetit kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se ky është një buxhet i balancuar që do ti vijë në ndihmë gjithë banorëve të Durrësit, pasi në të janë parashikuar investime në infrastrukturë dhe shërbime për qytetarët.

Për votën pro të 4 këshilltarëve të LSI-së në këtë mbledhje ka reaguar Jeton Rexhmati, këshilltar i LSI-së dhe anëtar i komisionit të medias. Rexhamti tha se ne kemi pasur një vendim grupi për të mos marrë pjesë në mbledhje dhe nuk e kuptojmë se përse 4 këshilltarët në fjalë kanë marrë pjesë, duke paralajmëruar masë ndaj tyre. Vlera totale e buxhetit të vitit 2018 është parashikuar në rreth 4.8 miliard lekë të reja.



2 Comments

  1. aq sa nje gisht nuk ben pa thonj aq ndahen rama e meta,njeri qelbesur ,basrard,kokpalare shizofren,i droguar shoqja edvinka jristaqe rama dhe tjeri ilirka meta hajn me ze dhe figur.nje miljon qelbesirave ju mbete lesh negjmije e bar enveri ta han.

  2. znj Monika ate cizme futja Ilirit tend se po vulosni taksat e larta per qytetaret e varfer te ketij vendi. e sigurte qe do i shesesh me shtrenjte se ato qe i re Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *