• |
ide | kryesore

Trafiku i drogës, ‘financieri’ i Habilajve do të ekstradohet në Itali

Lajme, Të fundit

Nezar Seiti, i njohur si “financieri” i grupit të Habilajve, do të ekstradohet në Itali ku do të gjykohet në lidhje me përfshirjen në trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Gjykata e Katanis ka dhënë ndaj tij masën “arrest me burg” në 12 tetor 2017 për akuzën e trafikut të drogës. Gjykata shqiptare e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë shqiptare për ta ekstraduar Seitin; po ashtu, edhe vetë i ashtuquajturi “financieri” i i Habilajve e ka pranuar ekstradimin.

Avokati i Seitit, Detar Hysi, ka thënë se klienti i tij ka rënë dakord me ekstradimin, por po e pengonin.

Krimet e Rënda kanë të plotë dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Katanias për Nezar Seitin, nga të cilat rezulton se ai ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Seiti, sipas dosjes, ka qenë person kyç dhe krahu i djathtë i Moisi Habilajt. Detyrat e tij ishin organizimi i transportit detar të drogës dhe ndarja e parave që fitohej nga shitja e saj. Për Seitin ka edhe një masë siguri me afat 20-ditor nga Gjykata e Tiranës për efekt ekstradimi. Deri më tani nuk kanë ardhur shkresat e plota nga shteti italian për ekstradimin e tij. Vetë Nezar Seiti nuk ka pranuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ofruar nga organi i akuzës, shkruan panorama.

Ai, në dëshminë që ka dhënë në Prokurori, ka pranuar vetëm faktin që me me Habilajt ka lidhje krushqie dhe se në Itali ka punuar me shkëputje, por jo në trafikun e drogës. Seiti ka kërkuar që të ekstradohet në Itali dhe të hetohet nga autoritetet e vendit fqinj, por për të ka një masë sigurie “arrest me burg” nga Krimet e Rënda për llogari të procedimit në Shqipëri. Nezar Seiti u arrestua gjatë aksionit të famshëm në Babicë të Vlorës, së bashku me Armand Koçerrin, në banesën e të cilit u gjetën plot 4 tonë hashash. Operacioni erdhi një ditë pas publikimit në media të dosjes italiane të Habilajve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu