• |
ide | kryesore

Autoritetet franceze konfirmojnë autopsinë për Florenc Beqirajn

Lajme, Të fundit



Për Florenc Beqirajn, është konfirmuar se do të kryhet autopsia edhe në një njoftim të Ministrisë së Brendshme franceze. Autoritetet franceze nuk nxitohen të japin detaje për shkaqet e vdekjes së 22 vjeçarit, por thonë se: Më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

Zotit Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.

Siç duket nga deklarata, autoritetet franceze janë të rezervuara të shprehen nëse Florenci u gjet i vrarë apo i vetëvrarë. Pritet përfundimi i hetimeve për të hedhur dritë mbi ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *