• |
ide | kryesore

Zero rezultate nga Xhafaj, ministri mburret me operacionet e policëve të Tahirit

Lajme, Të fundit



Punën si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e nisi me largimin nga policia të njerëzve të Saimir Tahirit, por tani nuk e ka problem të mburret me punën e tyre.
Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore vlerësoi me çmimi të parë dhe të dytë, operacionet e zhvilluara në Shqipëri kundër drogës në fillim të këtij viti. Çmim të parë mori operacioni “Koordinimi” dhe të dytë, operacioni “Alias”. I pari u zhvillua në Janar, kur ministër ishte Tahiri dhe tjetri në prill, kur Xhafaj kishte pak javë i emëruar dhe ende nuk kishte filluar mirë nga puna.
Çfarë tregon kjo? Kaq të parëndësishëm janë operacionet e policisë nën drejtimin e Fatmir Xhafajt, saqë çmimet nga të huajt i marrin ato në kohën e Saimir Tahirit.

Xhafaj nuk e pati problem t’i publikojë rezultatet në Tëitter për të shprehur kënaqësinë e vlerësimit.
Një nga operacionet më të rëndësishme që mori përsipër Fatmir Xhafaj, ishte “Forca e ligjit”, që u prezantua me pompozitet por që deri tani, rezulton të jetë një flluskë sapuni.
Dështim tjetër i paharrueshëm i Ministrit të Brendshëm është arrestimi i ish shefave të policisë që bashkëpunonin me bandën e Habilajve, në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Nuk i dihet, ndonjë prej atyre shefave mund të ketë marrë pjesë edhe në operacionet për të cilat mburret sot ministri.
Në videot më poshtë janë pamjet e dy operacioneve që janë vlerësuar me çmim nga SELECA.© Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=KSSijjuEEfI



7 Comments

  1. lop jan nderkombtare fare.po tahiri kanabisin e vet e ka kapur,at tepricen qe nuk ka mundur ta trafikoj.tahiri ka qen kordinatori i kanbisit.

  2. Ka pasur vizita nga ministra te brendshem te frances, italis etj edhe kjo eshte cmim ne vetvete dhe vleresim per punen.

  3. Ne 2018 cmimin do e mari operacioni “Forca e ligjit” patjeter per goditjet qe beri dhe do vazhdoj do bej.

  4. . Po normal mo ca prisni te mari cmim per reformim? Ka pak kohe qe ka mar detyren dhe ka arritur kaq shume rezultate. Mer detyren e re tjetri, ben reformim pastron figuren e policis dhe fillon punon pastaj, shume e thjesht. Edhe nje drejtor kur vjen heq drunjt e shtrember qe nuk jane per ate pune e pastaj fillon punon dihet kjo.
    .

  5. PO MO PO, HIQ DRUNJ TE SHTREMBER, E NGUL KERTHIJA. KJO PUNE KA VAZHDUAR E PO VAZHDON.. MERRNI EDHE CA POLICE NGA DIKTATURA, SE DO E NDREQNI KETE SITUATE. PO NUK IKEN LUBITE KESHTU DO VAZHDOI KJO PUNE. SHTETI BEHET ME LIGJIN, PA KORRUPSION, PA DROGE, EPA VJEDHUR POPULLIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *