• |
ide | kryesore

Dritan Zagani kundër prokurorit Anton Martini: Servil i pafytyrë!

Lajme, Të fundit



Dritan Zagani, ish-zyrtari i lartë i policisë së Vlorës, që denoncoi i pari lidhjet mes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Habilajve në trafikun e drogës, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, në lidhje me ndryshimet e pritshme në prokurori. Zagani i referohet informacioneve në media, sipas të cilave në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të emërohet Anton Martini. Nga arratia Zagani kujton se ishte ky prokuror që kërkoi arrestimin e tij.

“Pretendenti për “fronin” e drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda një farë tipi që mbahet si prokuror i famshëm nga të gjitha linjat e politikës sonë të “pastër”. Kjo sepse ai me servilizmin e tij të pafytyrë ndaj të fortëve apo politikanëve se ka problem të shkeli ligjet apo edhe të shkatërrojë jetë njerëzish me pa të drejtë” – shkruan Zagani.

“Ky zotëri është njeriu që për të marrë “meritat” nga politika e radhës në fuqi, gjitha shpifjet që u instrumentalizuan në një mënyrë banale nga sejmenët e “Sajes” në Ministrinë e Brendshme, i “ligjëroi” duke ngritur një akuze farsë ndaj meje, që edhe pse na paskësh pas shumë prova, ka pothuaj 4 vjet që akoma nuk është mbyll si proces gjyqësor. Dhe sot ky farë prokurori do bëjë “drejtësi”. Siç duket vetingu paska filluar me këmbë të mbarë” – shkruan Zagani. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nese do te kryhet kjo levizje do te thote qe Opozita kishte te drejte. Pas kesaj duhet te ikim te gjithe dhe te leme ne vend hajdutet, drogmenet dhe gjithe racen e tyre

  2. O shoku AKUZA ESHTE E DREJTE APO E SHTREMBER NUK E VENDO TI HAJDE KETU PERBALLU ME DREJTESINE DHE PASTAJ TE SHIKOJME SE SA I PASTER JE EH DIHET ESHTE I VESHTIRE I SHKRETI BURG

  3. O shoku hajde ketu ta shikojme jo ne komentusit po drejtesia se sa e shtrember eshte akuza pastaj fol e jep mendime per te tjeret se edhe te tjeret kane dhene per ty dhe kush ka te drejte e gjen drejtesia jo ti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *