• |
ide | kryesore

Festat e fundvitit sjellin edhe shtimin e fluksit të emigrantëve që kthehen në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Me afrimin e festave të fundvitit, në doganat shqiptare është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve në territorin shqiptar. Sipas të dhënave të datës 24 Dhjetor, nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë 5934 shtetas shqiptarë dhe 862 shtetas të huaj.

Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë preferuar t’i kalojnë festat e fundvitit në vende të tjera. Kështu, nga Shqipëria kanë dalë 3059 shtetas shqiptarë përmes doganës së Kapshticës dhe 302 shtetas të huaj. Autoritetet doganore të pikës kufitare të Kapshticës nuk kanë raportuar për asnjë problem gjatë këtyre orëve. Për të lehtësuar fluksin e madh të lëvizjes, pala shqiptare ka shtuar sportelet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *