• |
ide | kryesore

I dërgonte SMS gruas së shokut të skuadrës, por e zbulon… (FOTO)

Sport



Teófilo Gutiérrez është një futbollist kolumbian i skuadrës së Atlético Junior. 32-vjeçari është vënë në qendër të një skandali ditët e fundit. Ai i dërgonte mesazhe joshëse joshëse Gladis Ortegës bashkëshortes së shokut të skuadrës, Roberto Ovelar nga Paraguaji.

Lajmi u publikua në mediat vendase kur në portale u publikuan disa mesazhe zanore të një mike të Ortegës. Ajo u mundua të justifikohej, por nuk mundi të ndalte që lajmi të shkonte në veshin e të shoqit. Ky i fundit mësohet se nuk ka marrë ndonjë veprim drastik, por thjesht ka vendosur të ndryshojë klubin duke kaluar në skuadrën e Milionarios.

Gutierrez e ka mohuar këtë lidhje. “Unë kam qenë gjithmonë besnik. Familja ime më njeh mua, miqtë e mi, të gjithë njerëzit e futbollit. Për këtë temë dua të jem shumë i kujdesshëm, shumë i respektueshëm dhe të dini se gjithmonë i kam bërë gjërat mirë” – tha ai. /lapsi.al/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *