• |
ide | kryesore

Për herë të parë Veliaj flet për Tahirin: Kam vetëm solidaritet njerëzor…

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njihet si një rival i fortë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të qenë “numri 2” në Partinë Socialiste të Edi Ramës. Tashmë që ky i dyti ka probleme me drejtësinë duket se rruga e të parit është e lirë.

E tha këtë edhe “The Econiomist” në një shkrim të botuar pak kohë më parë. Por vetë Velaij i pyetur nga Sokol Balla bëri modestin duke u shprehur se nuk di pse është shkruar kjo: “Unë nuk jam gazetar i “The economist”. Unë nuk di ca shkruajnë ata. Unë jam pyetur nga ata vetëm për çështje të bashkisë. Nuk e di nga e kanë marrë këtë perceptim. Kemi biseduar vetëm për punë të Tiranës dhe jo për gjëra të tjera” – tha Veliaj.

I pyetur për çështjen “Habilaj-Tahiri”, Veliaj tha se nuk ishte në brendësi të gjërave pasi nuk ishte pjesë e grupit parlamentar. “Kam komunikuar. Për një solidaritet njerëzor. Kaq!” – tha Veliaj. A ka një rënie të Partisë Socialiste për shkak të Tahirit? Velpiaj thotë se kjo nuk është e vërtetë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *