• |
ide | kryesore

Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!

Blog



Sot është dita e lindjes së Birit të Zotit (të paktën për miliardin e të krishterëve të Globit).
Kapitali këtë ditë e ka kthyer tashmë pa kthim në sebep konsumi, duke bërë që njerëzia truboshe të dynden për të blejnë e të dalldisen, sikur të mos jetë ditëlindja e Krishtit por ditëlindja e tyre.
Ndaj po zgjedh të flas me veten, packa se elektronika ua përcjell të gjithëve mejtimet e mia.
Dje, kryeprifti i ortodoksëve, pas një cerek shekulli që përpiqet, ja doli të marrë shtetësinë shqiptare – dhe Zoti e ndricoftë në udhën e re.
Sot, një tjetër prift ortodoks, at Stathi Melani, mbushi 100 vjetët që e vranë se deshi të mbetej shqiptar – dhe Zoti e mbajttë në krah.
I pari, shqiptar që dje, do japë sot në mesnatë meshë për gjithë grigjën e tij.
I dyti, shqiptar i përjetshëm, s’mundi dot të kishte sot një meshë përshpirtjeje në qindvjetor (nëpër media shkruhet se Kisha nuk pranoi).
Tokësorët kujtojnë se mesha e përshpirtjes shërben për t’i lehtësuar jetën e përtejme të ndjerit.
Do pyes për këtë gjë një njeri të ditur në punë feje, por mendja më thote se Perëndia e di vetë se ku meriton të shkojë i vdekuri dhe nuk ka nevoje për lutjet tona që të vendosë a të ndërrojë mëndje.
Ndaj, mesha nuk u shërben të vdekurve por të gjallëve.
Përmes lutjes së tyre, Perëndia i gjykon nëse e kanë gjetur udhën e drejtë dhe nëse e kanë kuptuar se nga është e vërteta.
Ndaj o të krishterë të mirë, sot në mesnatë, teksa të dëgjoni meshën nga shqiptari i sotëm, cojeni mendjen tek shqiptari i përjetshëm – at Stathi – se Zoti do jua dijë për të mirë në llogarinë e jetës.



2 Comments

  1. Nqs te rendon kjo lloj sjellje nenvleftesuese per nacionalistet e medhenj duhet te ishe marr; me histori, art ejt, por meq; i hyre politikes merru me politike. sepse kjo eshte hipokrizi.

  2. Hik o Lame, musliman brez pas brezi..qe bere pocaqi zyren e pasurive e vodhe ikonat e kishave..Hik ore faqezi qe llap per nacionalizem e ja ke shitur edhe prapanicen djallit…Moralist hipokrit e i paftyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *