• |
ide | kryesore

Veliaj mohon marrëveshjen e nëndheshme me Kryemadhin: Ajo nuk është si Iliri

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të nëndheshme me LSI-në dhe kryetaren e saj Monika Kryemadhi. I pyetur për votimet e fundit në Këshillin Bashkiak, Veliaj thotë se nuk ka pasur një marrëveshje pasi ajo është e mbyllur.

“Këto kanë qenë vendime individuale të këshilltarëve. Nuk e kemi këtë koalicion. U dorëhoq nënkryetarja e bashkisë të cilën e falënderova. U larguan 4 administratorë të LSI-së pasi partia e tyre mori një vendim tjetër” – tha Veliaj në një intervistë për “Top Story”. Kryebashkiaku i Tiranës thotë se Kryemadhi është ndryshe nga Iliri dhe se ajo ka tentuar ta sabotojë ndrydhe nga paraardhësi.

“Për Ilir Metën, PO-ja ishte PO dhe JO-ja ishte JO. Me Ilir Metën, Fair Play ishte rigoroz. Kryemadhi ka tentuar të më sabotojë. Megjithëse mund të kishim pasur një marrëveshje sapo mësonte mungesën e një këshilltari socialist që mund të ishte jashtë vendit apo që mund të ishte i sëmurë tentonin të më rrëzonin dhe të më sabotonin” – tha Veliaj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *