• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Gjykata e Apelit i rikthen pasaportën ish-ministrit Tahirit

Lajme, Të fundit



Pasaporta e Tahirit nuk do të jetë më e bllokuar. Nga sot ish-miinstri mund të lëvizë jashtë vendit sa të dojë. Ky ëhstë vendimi që ka marrë sot Gjykata e Apelit, e cila i ka hequr ish-ministrit të Brendshëm bllokimin e pasaportës.

Masa e bllokimit erdhi disa ditë më parë me kërkesë të prokurorisë pasi dyshohet se Tahiri mund të largohej jashtë vendi, ashtu siç bëri disa javë më parë kur iku papritur në Gjermani edhe pse ishte nën hetim. Pavarëisht se është nën hetim nga Prokuroria, nga sot ish-ministri Tahiri ka rifituar lirinë për të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë që prej orës 14:00 Tahiri ndodhej në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, por pas vendimit të gjykatës ai doli dhe nuk tha asnjë fjalë. Ish-ministri i Brendshëm kishte apeluar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për bllokimin e pasaportës. Tahiri dhe avokati i tij pretendojnë se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re që Gjykata të marrë vendimin për t’i bllokuar lëvizjen jashtë vendit.



2 Comments

  1. Ja pra po shfyhet pak nga pak flluska e madhe mediatike dhe politike qe u krijua mbi emrin e Tahirit.

    Thjesht gazetareve ju erdhi rasti i madh ne dere dhe filluan genjyen , shpifen dhe cfare nuk nxorren nga barku thjeshte per interesa te ndryshme politike .. dhe ne rastin me te keq per disa klikime me shum.

  2. Drejtesia e kapur duhet ti ketheje edhe 850000 eurot, Shoku e, rama te na emeroi perseri ne detyre, punetorin me te mire te kanabisit qe na e rriti ekonomine komuniste me rilindasitQELBESIRE.G. Q. toronto canada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *