• |
ide | kryesore

Nënshtetësia e Janullatos/ Kërkesa iu parashtrua Bushatit nga Ministri grek Kotzias muajin e kaluar

Lajme, Të fundit
kotzias-bushati.jpg



Pas dhënies së nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Janullatos, presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i ka shprehur presidentit Meta, falënderimet e tij. Ndërkohë, sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Pavlopulos ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Meta, të martën.

Zoti Pavlopulos vuri në dukje se “kjo iniciativë e Presidentit shqiptar përbën veç të tjerash, një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm esencial të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë”.

Po sipas agjencisë ANA-MPA, Ministri i Jashtëm grek e kishte shtruar çështjen e nënshtetësisë së kryepeshkopit edhe gjatë takimit të Kretës muajin e kaluar, me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Kotzias ishte i pari që përshëndeti të dielën dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit, duke e komentuar si një “masë e njohjes së veprës thellësisht humanitare (të kryepeshkopi) dhe të forcimit të besimit ndërmjet dy popujve tanë”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *