• |
ide | kryesore

Sokol Balla ikën nga Topi, e zëvëndëson gazetari tjetër

Paparazzi, Slider



Top Channel ka publikuar në datën 24 dhjetor, këngën e fundvitit, ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut të këtij televizioni. Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla. Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si Drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-Drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua. Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *