• |
ide | kryesore

Basha reagon për zhbllokimin e pasaportës së Tahirit: Efekti i parë i emërimit të Ramës kryeprokuror

Lajme, Të fundit



Nga Lezha ku po zhvillon takimet me qytetarët atje, Basha ka komentuar edhe zhbllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit.
Basha tha se vendi ndodhet në një udhëkryq vendimtar, ku shumica absolute e shqiptarëve të ndershëm po varfërohet dhe po humbet të drejtat nga sundimi i një pakice të kriminalizuar dhe të korruptuar.
Akti antikushtetues i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm është prova me e qartë, tha kreu i demokratëve.

Efektin e parë të emërimit të Ramës kryeprokuror e patë me kthimin e pasaportës tek Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushtetues, i cili përqëndron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprurëse, reformës në drejtësi.” – u shpreh Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *