• |
ide | kryesore

Beteja për FSHF / Rama merr anë në garën Duka – Fino

Kryesore, Sport

Prej kohësh në rrethet futbollistike dhe ato politike po qarkullon herë në formën e një thashethemi dhe herë në formën e së vërtetës, ideja se deputeti socialist Bashkim Fino, ka ndërmend të kandidojë për t’i rrëmbyer Armand Dukës kreun e FSHF-së. Madje idhtarët e teorive konspirative e kanë parë edhe ngjitjen e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës në drejtimin e Partizanit, si një përforcim të klanit që po kërkon rrënimin e mbretërimit 16 vjeçar të Dukës. Pikërisht për këtë skenar është pyetur në “Top Story” edhe kryeministri i cili ka dhënë një përgjigje që i hedh më shumë benxinë zjarrit. “Unë nuk jam këtu për të ndërprerë ambicjen e askujt për të kandiduar” ka thënë Rama.

Në pamje të parë përgjigja e tij është korrekte. Por po t’i hysh në detaje vëren diçka më tepër. Prej kohësh njerëz pranë ish kryeministrit Fino kanë lobuar që Edi Rama t’a përkrahë atë. Fuqia e kryeministrit dhe kreut të PS që kontrollon pothuajse të gjitha bashkitë e vendit të cilat kanë një peshë të madhe në votimin që do të zhvillohet në asamblenë e FSHF-së është pothuajse përcaktuese në këtë garë. Kështu që sinjali i Ramës që “unë nuk e pengoj Finon” mund të merret si një shkelje syri për të.

Por nga ana tjetër ajo mund të merret si një ndërhyrje politike në pavarësine e futbollit, që është një vijë e kuqe e pakapërcyeshme për te cilen  FIFA dhe UEFA kanë dhënë shembuj se nuk lejojnë të preket. Rastet e betejave te Berishes me Duken jane shembulli me i kire per kete.

Prandaj Rama ka zgjedhur mënyrën e butë për të thënë se as e pengoj as e mbështes Bashkin Finon duke i shkelur një sy mbështetësve të tij, se ai nuk e quan herezi ndryshimin në krye të FSHF.

©Lapsi.al  

10 Comments

  1. Ideja eshte qe ky dot e behet si enever hoxha, apo si vellai i tij i madh ne turqi erdogani. Eshte gabim i madh nese rama do fusi hundet dhe ne sport…

  2. Duka e ka mbush kupen, ka plot 15 vjet Mbret i FSHF-se. Ne fakt, socialistet e vune kete tregetar vezesh ne krye te FSHF-se duke qene i vetmi Kryetar Federate Futbolli ne bote qe nuk vinte nga bota e futbollit (!)
    Tani Ed Rama ne kuader te uzurpimit te c’do qelize te pushtetit ne Shqiperi, kerkon te emeroje ne krye te FSHF-se Bac Finon qe nuk eshte tjeter vecse nje Duke Nr-2, por me teser partie.
    Askush te pakten nuk mund te thote se eshte i pa varur.

  3. Nuk mbroj asnje po edhe 16 vjet ne krye te FSHF me duket nji çik e çuditshme i vjen pak ere apo jo SIKUR NGA NJE PISLLIK NE VIT TE KETE BO JANE PLOT 16 DHE VETEM KAQ MJAFTON TE HIQET ME VOTIM GJITHMON ME RRUGE DEOKRATIKE .

  4. Ti Shaban nje kokerr bythlepirsi rrogetar i FSHF.je.Nje here te vetme ne jete mendoni per futbollin se vetem per vete keni bere.Te zhduket Duka nje ore e me pare.Bravo Rama nese e mbeshtet zhdukjen e tij.Do ta duartrokasim te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu