Në takimin me Damian Gjiknurin në Tiranë, naftëtarëve të Ballshit iu tha se kur do t’i kalojë rroga e prapambetur e nëntorit. Mësohet se naftëtarëve iu premtua se rrogat do t’u jepen të premten nga kompania IRTC, Ionian Refining & Trading Company – IRTC SHA.
Por naftëtarët nuk kanë besim. Pavarësiosht premtimit, naftëtarët thanë se do të vazhdojnë protestën. Takimi erdhi pasi naftëtarët u nisën në këmbë nga Ballshi, në një protestë të ngjashme me atë të banorëve të Zharrzës.
Njësoj si rasti i banorëve të Zharrzës që nuk morën dëmshpërblimet e plota menjëherë, ashtu siç iu premtua, naftëtarët e Ballshit druhen se mos gënjehen edhe ato vetë. Për këtë arsye shumë prej tyre kërkuan që rrogat e prapambetura t’i kalohen sot. “Nuk lëvizim nga këtu pa u paguar” shprehen naftëtarët që duket se do ta vazhdojnë protestën.
ouuu… Cne kaq shpejt paske reaguar? Apo se je i perlyer vete dhe ke merak se po te behet e madhe, merren vesh nga i gjtihe populli sesi po e vidhni naften ne grup?
A ka prokurori qe e heton kete? Si nuk ka nje KLSH ta hetoje, prokurori, apo cdo institucion tjeter?
o pika ne veting dhe nderkombetare!