• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet çmimi i bluzës dhe atleteve të reja të Edi Ramës

Pikante



“…të tjerat pastaj janë histori këpucësh!” Me këtë batutë e mbylli kryeministri Edi Rama intervistën e tij për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës mbrëmjen e së enjtes. E kishte si një shigjetë për këpucët e Monika Kryemadhit, por ndoshta jo vetëm për ato.

Ndoshta për të na bërë që të mos flasim për këpucët dhe paraqitjen e kreut të qeverisë në zyrën e tij të hartave që tërhoqi jo pak vëmendjen e shikuesve. Sidomos mungesa e një këmishe apo e një kravate. Shumë nisën të pyesin çfarë është kjo bluzë që mban veshur kreu i qeverisë në prime time” të një ekrani kombëtar?

Nga një kërkim i thjeshtë në internet shihet se ajo është “Y-3”, prodhim i “Adidas”, e preferuar e kryeministrit. Vihet re se ajo kushton rreth 60 dollarë ose rreth 70 mijë lekë të vjetra me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë të së enjtes.
E njëjta gjë edhe për atletet e bardha. Edhe ato janë “Y-3 Adidas” dhe kushtojnë në internet rreth 320 dollarë (ose 380 mijë lekë të vjetra).


Mesa duket kreu i qeverisë ka pasur kohë për të bërë pazar gjatë vizitës në SHBA kur për më shumë se një javë askush nuk kishte dijeni për të se ku ndodhej. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Jemi shume kurioze,po mbathjet ,te ciles marke,jane,ku i ka blere dhe sa kushtojne?Ai luan basketboll,ne zyre,i demostron ato,prandaj pyesim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *