• |
ide | kryesore

Rama: LSI është kthyer në dyqan çizmesh që vishen sipas stinës

Lajme, Të fundit



“Nuk e marr seriozisht atë që bën Monika Kryemadhi”. Goditjen e Monika Kryemadhit me këpucë Edi Rama nuk pritet të harrojë kollaj, por duket se edhe ai gjest e ka bërë të ndyshojë mendim për miken e vjetër, sot kryetare të LSI-së.

“Heqja e këpucëve dhe gjuajtja me to është një gjest madhështor për tu treguar të gjithëve se çfarë në faze i ka çuar reforma në drejtësi. I kishin këmbët në një këpucë në atë kohë, ndaj gjuajnë me këpucë tani” – tha Rama që lëshoi një sërë akuzash për ish-partneren e tij në qeveri për 4 vite.

“LSI nuk është një forcë politike. LSI është një këpucë që vishet sipas stinës. Natyrisht që dua të them me këtë rast që koalicioni me LSI-në ka pasur probleme, por ka gjëra që janë bërë mirë. LSI-ja në vend që ajo të mbyllte një herë e mirë dyqanin e këpucëve të stinës dhe të hynte në atë që duhet të ishte filozofia e një të majte të bashkuar, ajo preferoi të mbante dyqanin hapur dhe tani gjuante me këpucë nga dyqani.

Në atë moment në parlament do të doja të ishte Ilir Meta të ishte kryetar i LSI-së. Monika është thjesht e shoqja e Ilir Metës. Nuk ka asnjë krahasim” – tha Rama./lapsi.al/



1 Comment

  1. kurse PPSH TASH PS esht kther ne dyqan kokaine,tritoli,kanabisi,dyqan ku shiten perdhunues,vrases me e pa pages,dyqan per brek xhelili,dyqan jastekesh me firm GRISELDA,dyqan trafikantesh ,,me nji fjal ne qenef negjmije ku ka dhjer mao LU ce dun e stalini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *