• |
ide | kryesore

U shpall e vdekur, flet për herë të parë Nexhmije Hoxha: Lajmi u përhap nga ata që na sulmojnë prej 20 vitesh

Lajme, Të fundit
nexhmije..jpg



Pas lajmit të përhapur se kishte ndërruar jetë, e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha reagon për herë të parë. Me anë të një letre urimi për gazetën “Dita”, Nexhmija Hoxha tregon me detaje si e mori vesh lajmin, ndërsa nuk nguron ta cilësojë si keqdashje dhe ligësi, përhapjen e lajmit për të.

U zbavita. Ju e kishit shkruar shumë mirë në gazetë përgënjeshtrimin. E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh… Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar. Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?” – u shpreh ajo.



2 Comments

  1. Po pra, te gjithe shqiptareve do i vinte keq po te vdiste. Bashke me ate vulehumburin te shoqin, iu kane punuar qindin shqiptareve dhe i kane lene edhe nje klase politikanesh qe…. Nuk ia uroj vdekjen askujt, por kjo duhet te jetoje ferrin mbi toke dhe te digjet ne xhenhem

  2. kjo nuk vdes kurr,si mund te vdes nena e qelbesirave ruqi,xhafa,spartak braho,rama,balla,majko,milo,gjinushi,gjelil e ilitr gjoni.nena e sasha gjinushit.kjo ne koperativen e derrave stalin ende vazhdon te lind frroka,rosha,dosha,balila e xhelila.kush do i jep lesh pastaj anonimus,astrit etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *