• |
ide | kryesore

A do ketë arrestime nga PS? Rama: Pyll pa derra nuk ka!

Lajme, Të fundit



Edi Rama ishte i qartë për qëndrimin e Partisë Socialiste nëse do të ketë arrestime edhe nga zyrtarë të kësaj force politike. Sipas tij, forcat politike nuk mbajnë përgjegjësi për “derrat” në pyllin e saj dhe e vetmja gjë që duhet të bëjnë është t’i dorëzojnë ato.

“Si ka mundësi, në asnjë moment nuk pati diferenca opinionesh mes SHBA dhe BE, kur edhe ishte Vetingu por diferencat kanë qenë BE, SHBA nga njëra dhe nga ana tjeterë PD, dhe sipas rastit edhe LSI. Se ne jemi forca që e morëm përsipër këtë reformë, dhe nuk kemi cfarë na duhet kë do preki, kë nuk do preki reforma. Pyll pa derra nuk ka, dhe çdo derr duhet të japë llogari nëse ka veshur kostumin e politikanit dhe me atë kostum ka abuzuar në çdo zyrë ku ka qenë. Partitë politike nuk mbajnë përgjegjësi për faktin nëse, kanë apo nuk kanë derra mes tyre po për mënyrën si reagojnë kur derrat zbulohen. Ne jemi të qartë dhe të vendosur në këtë pikë. Nuk ka ekuivok” tha Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët.

Edi Rama duket më i çliruar në fjalët e tij që pas emërimit të Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Pasi publikimit të dosjes së Saimir Tahirit dhe pas kërkesës së prokurorisë për ta arrestuar ish ministrin, mazhoranca u angazhua në një aksion të nxituar për largimin e Adriatik Llallës dhe zëvëndësimin e tij me një kryeprokurore të zgjedhur me 69 vota. ©Lapsi.al

 



1 Comment

  1. PYLLI i RIDHJERJES ESHT I TERI ME DERRA;ATY VETEM NJERZ NUK KA.TE DROGUAR PO ,VRASES PO,PERDHUNUES PO,HAJNA SA TE DON,TRAFIKANT,QELBESIRA,BREK XHELILI,shurrana si rama, ETJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *