Ashtu sikurse për fejesë, Adelina përsëri i zë fansat e saj në befasi.
Këngëtarja mbrëmë dha lajmin se tani është zyrtarisht e martuar.
“Zyrtarisht e martuar”, ishte mbishkrimi që ka lënë Adelina sipër fotografisë ku shihet duke nënshkruar kurorëzimin.
Mirëpo, ky lajm nuk është se u mirëprit mirë nga fansat e saj. Shumë prej tyre shprehen të zhgënjyer pasi që deri më tani e kanë dashur shumë atë si këngëtare.
Fejesa e martesa me avokatin më të pasur maqedonas Seryzha Markov, përsëri ka ngjallur reagime të shumta.